Fondacioni “Ibrahim Kodra”, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës plotësojnë vullnetin e fundit të Mjeshtrit, Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit” i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, pranë figurave të nderuara të kombit, Faik Konica, Vëllezërit Frashëri.
Eshtrat e artistit Kodra do të vendosen në një vendndodhje që do të vizitohet nga bashkatdhetarë të shumtë të tij.
Memoriali i vendosur në Ishëm, në varrezën aktuale të Maestro Kodrës do të qëndrojë në Ishem dhe do të plotësohet me një pllakë përkujtimore ku do të shkruhet:
ISHMI ËSHTE KRENAR PËR BIRIN E VET, PIKTORIN E MADH, NDERIN E KOMBIT IBRAHIM KODRA (1918-2006), QË TANI PREHET SIPAS VULLNETIT TË TIJ TË MBRAMË NË TIRANË, PRANË FIGURAVE TË SHQUARA TË KULTURËS KOMBËTARE.
Ministria e Kulturës, në mbështetje të vullnetit të fundit të Mjeshtrit Ibrahim Kodra, piktorit me famë botërore , është e mendimit se memoriali i tij i vendosur në krah të figurave të mëdha të kombit shqiptar si Faik Konica, Vëllezërit Frashëri nderon figurën e madhe të Kodrës si dhe do të nderonte shtetin shqiptar në plotësimin e këtij vullnet.
Ky Memorial në nder të tij është respekt i emrit, kontributit, dashurisë për figurat e vyera të kulutrës shqiptare të cilët kanë lartësuar emrin e kombit në nivele ndërkombëtare.
Eshtrat e Mjeshtrit Ibrahim Kodra do të pushojnë në Kodrat e Liqenit, në datën 12 shkurt, sipas amanetit të tij të fundit.
12 shkurt, ora 12:00, Kodrat e Liqenit
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.