"Parku MamBi", premiera për fëmijë në TKEKS - Ministria e Kulturës
Postuar më: 01/02/2016

“Parku MamBi”, premiera për fëmijë në TKEKS

Jetojmë në epokën e teknologjisë. Çdo ditë e më shumë jeta jonë po bëhët e varur prej saj dhe gjithmonë e më shumë edhe fëmijët po përfshihen nga teknologjia duke u shkëputur nga lojrat reale dhe nga miqtë e tyre.

Parku  “MamBi” është parku i ëndrrave të çdo fëmije, një park magjik ku ata shprehin veten,  i vetmi vend që nuk ka hyrë në botën virtuale. Por edhe parku “Mambi” është në rezik, Paku (Mbreti i botës virtuale) po mundohet ta pushtojë edhe këtë vend.  Një djalë i vogël, i shkathët dhe guximtar, ashtu siç janë të gjithë fëmijët, Aldi,  përpiqet, bashkë me mikun e tij robot të shpëtojë parkun “MamBi”. Aventura e tij është e vështirë dhe plot të papritura , por atij vazhdimisht do t’i vijnë në ndihmë personazhet e duashur të botës virtuale si  Princesha Elsa, Sponçbobi dhe Minions etj. Kush do ta fitojë betejën bota virtuale apo ajo reale?

Përmes kësaj shfaqjeje mjaft argëtuese, ku me anë të lojrave, në të cilat edhe vet fëmijët do jenë protagonistë, ata do të marrin mesazhe mjaft të rëndësishme, ku më kryesori është ai i varësisë nga bota virtuale (kompjuterat, celularët, video-game,etj..),  që të mos jenë të varur nga lojërat kompjuterike, por të shkojnë drejt lojrave kreative të cilat zhvillojnë imagjinatën e tyre. Duke qënë një shfaqje interaktive, synojmë përfshirjen maksimale të vëmëndjes së fëmijëve spektatorë.

Për herë të parë në Shqipëri në këtë shfaqje është përdorur një teknik e re inovative teatrore si hologrami, e gërshetuar me projeksionin, videoanimacionin, interpretimin aktorial, koreografisë dhe këndimit.

Teksti & regjia: Nelson Mulla; Animacion & Hologram: Renato Aliçkolli; Kostumografe: Sofi Kara; Skenograf: Beqo Nanaj; Koreografe: Almenda Hoxha

Aktorë: Aldjon Matarangasi, Françeska Hysi, Anderson Gurra, Kristiana Dodaj, Erlin Visha

6 dhe 7 shkurt,  ora 10:30 TKEKS