Në ambientet e Teatrit Kombëtar në sallën “Kadri Roshi” do të zhvillohet një aktivitet me rastin e 100-të vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit tone, Kolë Jakova. Teatri Kombëtar në bashkëpunim më Ministrinë e Kulturës kanë organizuar një mbrëmje artistike për të dhe dramaturgjinë e tij.
“Të kujtojmë së bashku Kolë Jakovën” do tëjetë një homazh për jetën dhe veprën e shkrimtarit, Kolë Jakova, me të ftuar shkrimtarë, artistë, personalitete të artit dhe kulturës, të cilët, në moderimin e aktores Erjona kakeli do të sjellin kujtimet dhe vlerësimet për 100-vjetorin e shkrimtarit të mirënjohur shqiptare. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë artistë të mirënjohur të kinematografisë dhe teatrit shqiptar , Tinka Kurti dhe Roza Anagnosti të cilat do të ndajnë me publikun ekperiencën e tyre mbi veprat e Kolë Jakovës. Profesori dhe kritiku, Josif Papagjoni, do të referojë mbi veprën e tij.
Aktorët e mirënjohur të Teatrit Kombëtar, Sokol Angjeli, Neritan Liçaj etj. do të interpretojnë krijimtari nga Kolë Jakova. Aktiviteti do të vazhdojë me filmin dokumentar mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit Kolë Jakova.
25 Nëntor ora 18:00, TK
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.