Program trashegimia industriale 2015 FINAL
Ministria e Kulturës, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor do të organizojë Tryezën e rrumbullakët:
“TRASHËGIMIA INDUSTRIALE NË SHQIPËRI – POTENCIAL KULTUROR”.
Përmes këtij takimi të parë, Ministria e Kulturës synon të ndërgjegjësojë strukturat e interesuara mbi rëndësinë e identifikimit, rehabilitimit dhe ripërdorimit të objekteve industriale të trashëguara si dhe rivlerësimit të tyre si potencial kulturor lokal dhe kombëtar.
Takimi zhvillohet në kuadrin e “Ditëve Europiane të Trashëgimisë”, në Sallën “Tefta Tashko Koço” , në Ministrinë e Kulturës, ora: 10:00.
Bashkëngjitur do të gjeni Programin e takimit.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.