‘Dasma” risjell Angjelin Preljocaj në Tiranë - Ministria e Kulturës
Postuar më: 02/11/2015

‘Dasma” risjell Angjelin Preljocaj në Tiranë

Angjelin Preljocaj  dhe TKOB vazhdojnë  bashkëpunimin, në kuadër të marrëveshjes së  bashkëpunimit  për shkëmbime artistike të ndërsjellta.

Bashkëpunimi i radhës është realizimi i baletit “‘Noces”. Premierës së baletit I bashkohet edhe vepra e suksesshme e vitit të shkuar “La Stravaganza”.

Prelocaj e përshkruan baletin “Noces” si një nga krijimet e tij, që është frymëzuar drejtpërdrejt nga trashëgimia e shqiptarëve. Ai është shprehur për të se: “Baleti ‘Dasma’ që u realizua nga eksperienca ime nga ajo që unë kisha parë në dasmat që organizoheshin në familjen time, sidomos në Mal të Zi ku kam dhe anëtarë të familjes sime. Kjo është një vepër tërësisht shqiptare, por shqiptarizmi im mund të ndihet jo vetëm aty, por dhe në vepra të tjera të miat. Unë jam thellësisht i lidhur me vendin e origjinës çdo pjesë e imja e vënë në skenë në mënyrë direkte ose jo, reflekton brendinë time dhe origjinën time. Gjithë ajo që unë kam nga Shqipëria, letërsia, leximet edhe kur tema nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë apo përkatësinë time etnike, është e qartë, dhe sensi im kombëtar ndihet kudo”.

Në projektin e parë të këtij bashkëpunimi, Angjelin Preljocaj në bashkëpunim me trupën e baletit  të Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit realizuan baletin  “La Stravaganza” . “Dasma” është vepra e dytë që i shtohet repertorit të TKOB-së. Vitin e ardhshëm priten shfaqje artistike të trupës së TKOB-së në Francë.

7, 8, 9, ora 19:00, TKOB