Kalaja e Lezhës, përfundon projekti ADRIFORT
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inspektoi sot përfundimin e punimeve restauruese në Kalanë e Lezhës , të cilat u realizuan në kuadër të projekti ADRIFORT. Ky projekt riforcon bashkëpunimin dhe sinergjinë midis vendeve IPA dhe shteteve anëtare të lidhur, me një projekt të zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, duke pasur si qëllim veprimtari për të përmirësuar kapacitetin e institucionit (duke inkurajuar gjithashtu mjetet teknike mbështetëse inovative) për të menaxhuar trashëgiminë kulturore(në rastin e ADRIFORT trashëgiminë kulturore dhe mjedisore të fortesave) projekt përfshirës i ripërdorimit të fortesave të zonave të Adrifort.
“ Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me ArtKontakt realizuam këtë projekt cilësor. Falenderoj stafin e DRKK-së për punën e kryer. Kalaja e Lezhës dhe gjithë muret rreth e rrotull, me të gjithë gërmimet që po zbulohen, është një pasuri e jashtëzakonshme që është në vëmendjen absolute të Ministrisë së Kulturës dhe të qeverisë për t’u ruajtur dhe mbrojtur”- u shpreh Ministrja Kumbaro në fjalën e saj.
Adrifort lind nga ndërgjegjësimi i vlerave të përfaqësuara nga trashëgimia historike kulturore arkitekturore e fortifikimeve në zonën bregdetare të Adriatikut, në gjëndje të japë përfitime edhe në aspektin social dhe ekonomik. Projekti financohet nga IPA Adriatic CBC Programe 2007-2013 dhe synon të krijojë një model të ri qeverisjeje të trashëgimisë kulturore nëpërmjet partneritet Publik Privat dhe një rrjeti aktoresh të gatshëm për të gjallëruar dhe menaxhuar trashëgiminë e fortifikimeve, duke e shndërruar aktivitetin e tyre në një mjet të zhvillimit ekonomik për zonat ku ndodhen.
Në fjalën e saj Ministrja Kumbaro theksoi mungesën e vëmendjes ndaj monumenteve në 25 vjet dhe vështirësitë e mbrojtjes së tyre në kushtet e një emergjence në të gjithë territorin. “Kalaja Lezhë ka dekada që nuk është prekur. Në dy vjet emergjence stafi i Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës ka filluar të hartojë projekte, të ringrejë kantieret e ndërtimit për monumentet e kulturës që nga Saranda në Shkodër, që nga Vlora e deri në Tropojë. Ju garantoj se ky është vetëm fillimi. Në Kalanë e Lezhës frenuam një projekt që dëmtonte monumentin duke hedhur bazat e një politike në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe jo të transformimit sipas interesave vetjake”.
Rrjeti Adrifort përfshin një seri instrumentash ndihme për këdo që ka nevojë të japë dhe marrë informacion: si psh krijimi i një harte dixhitale të Fortifikimeve të Adriatikut, një Qendër për dokumentimin e fortifikimeve të zonave ndërkufitare, rritje kapacitetetesh nëpërmjet organizimit të shumë seminareve, ëebsite, dhe neësleters periodike. Objektivi kryesor i projektit është kapitalizimi dhe fillimi i një inisiative të re të përshtatshme për të mbështetur institucionet në ndërtimin e një modeli virtuoz të ruajtjes dhe manaxhimit cross border të Netëork-ut të fortesave të Adriatikut si Trashëgimi Kulturore strategjike(CH)për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të zonës së programit IPA Adriatic.
“Gjej rastin t’u bëj thirrje të gjithëve të bashkojmë forcat për të mbrojtur monumentet tona të trashëgimisë kulturore, që të mos e lemë të rrënohet këtë pasuri të çmuar. Gjirokastra, kishat në Korçë e kulllat në Malësi të Madhe nuk janë shkel për dekada nga specialistët e monumenteve. Ju siguroj se kemi mobilizuar forcat të nxjerrim nga emergjenca monumentet e kulturës . Brenda vitit 2015 do përfundojmë inventarizimin e plotë të monumenteve të kulturës”.
Në këtë ceremon merrte pjesë edhe nënkryetari I Bashkisë së lezhës, z. Enver Hafizi, i cili garantoi bashkëpunimin e bashkisë së qytetit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
NDËRHYRJET
Projekti ka përcaktuar 8 fortifikime ku do të bëhen ndërhyrje në mënyrë që të rritet aksesi nga vizitorët vendas dhe të huaj, nëpërmjet përmirësimit të sinjalistikës, përmirësimit të shërbimit informativ, përmirësimi i kushteve fizike të realizimit të eventeve artistiko kulturore në keto objekte:
1.Rocca Brancaleone në Ravena (Itali),
2.Zona e vjetër e qytetit të Korfuzit (Greqi),
3.Muret e qytetit Piran (Slloveni),
4.Kështjella e Gallipoli (Itali),
5.Fortesa Margera në Margera (Itali),
6.Fortesa Trojica në Kotorr (Mali i Zi),
7.Fortesa Punta Christo (Kroaci),
8.Kala e Lezhës (Shqipëri)
NDËRHYRJA NË KALANË E LEZHËS
1. Ruajtja (konservimi) i kalasë ( konsolidimi i mureve rrethues, etj)
2. Përmirësimi i aksesit ( sinjalistika)
3. Përmirësimi i shërbimit për vizitorët ( biletaria, materiale informues, stola për t’u ulur, krijimi i kushteve për një vizitë komplete të kalasë edhe në krahun verior ku ishte e pamundur deri dje)
4. Kalaja e Lezhës të bëhet pjesë e rrjetit/sistemit ndër-kufitar të fortikimeve në rajonin Adriatik
Partnerët në këtë projekt janë:
Veneto Region-Rajoni i Venetos
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
Ministria e Kulturës-partner që nga viti 2014. Më parë ka qenë DRKK Tiranë
Qyteti i Pula-Pola
Universiteti Juraj Dobrila i Pula
Rajoni i Istria
Bashkia e Venezias
Qyteti i Korfuzit
Rajoni i Puglia
Bashkia e Ravenna
Universiteti Cà Foscari i Venezias
Bashkia e Kotorr
Bashkia e Piran
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.