Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban organizojnë një diskutim mbi urbanistikën me lektorët Anne Lacaton & Jean Philippe Vasal në temën: “Qyteti prej dhe nga strehimi”.
Kushtet për një qytet janë të bazuara në kombinimin e dy objektivave: për të prodhuar cilësi për të jetuar dhe krijimi i jetesës së rehatshme conform densitetit të territorit.
Anne Lacaton & Jean Philippe Vasal u diplomuan në vitin 1980. Ata u angazhuan në planifikimin e qytetit në Afrikën Perëndimore, në Nigeri. Anne Lacatton ka qenë pedagoge në EPF Lozanë, studio Harvard GDS KenzoTange, ETSA Madrid, ndërsa Jean Philippe në shkollat e arkitekturës së Versajës TuBerin,, EPF Lousianne, dhe UDK Berlin. Arkitektura e tyre është e njohur për qëllimin e tyre social, ekonominë e mjeteve dhe të kuptuarit kritik të qëndrueshmërisë. Ata janë nderuar disa herë me çmime prestigjioze si: Fitues të Arkitekturës së Vitit 2013, dy herë finalistë për Mies van der RoheAward, nderuar me Çmimin e Madh Kombëtar të Arkitekturës të vitit 2008 në Francë.
29 korrik, ora 21:00, Piramida, Tiranë
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.