#ArgjiroFest_ON në Gjirokastër. Mos e humbni Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015, në qytetin e ëndrrave! Muzikë, Kërcime, Kostume, Panaire, Traditë, Street Arts, Projeksione, Open Stage për artistët, Ekspozita, Atelie Kërcimi! Jetë plot ngjyra në qytetin e gurtë, në sokakët që gjallojnë Art dhe Kulturë nga data 10-16 maj 2015! #ArgjiroFest_ON
Organizuar nga Ministria e Kulturës dhe QKVF, kjo festë e trashëgimisë sonë jomateriale mbështetet edhe nga shumë ministri të tjera si Turizmi, Bujqësia, Arsimi, Mbrojtja, Rinia e Çështjet Sociale, madje edhe Ministria e Brendshme.
Partneri kryesore mediatik do të jetë Televizioni Publik shqiptar, i cili do të sigurojë gjithashtu transmetimin e drejtëpërdrejtë të të gjithë Festivalit në Pavijonin Shqiptar në Expo-Milano 2015 duke e bere pjese të EXPO-s
Gazetarë te huaj e gazetarë shqiptarë kanë shfaqur tashmë interesimin dhe kane fillluar të akreditohen. Ndërkohë kemi faqen e dedikuar në internet, faqen e personalizuar të Festivalit, spotin zyrtar, programin dhe logon e stilizuar mbi tablonë e mirënjohur të Abdurrahim Buzës “Shqipëria vallëzon”.
Ju ftojmë të gjithë të merrni pjesë nën sloganin ArgjiroFest_ON
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.