Për herë të parë Biblioteka Kombëtare bëhet pjesë e aktiviteteve botërore kushtuar librit për fëmijë në Ditën ndërkombëtare të librit për fëmijë. Që prej vitit 1967, 2 prilli, ditëlindja e një prej shkrimtarëve më të dashur për fëmijë, Hans Christian Andersen, është shpallur si ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël. Duke iu përgjigjur interesimit gjithnjë e më të madh të fëmijëve për aktivitete të tilla, si dhe duke iu përshtatur kalendarit shkollor në vend, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap javën e saj të letërsisë fëminore që më 26 mars ora 11 me lexime të ndryshme të përzgjedhura nga vepra e Andersenit si dhe e shumë autorëve të tjerë të letërsisë fëminore.
26-29 mars, BK, Tiranë
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.