“Virgjëresha e betuar” do të ketë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit. Filmi i parë i mbështetur nga QKK-Kosovë, që hyn në konkurrencë zyrtare në Berlinale, një film me temë shqiptare që garon për “Ariun e Artë” në Berlin. Filmi me metrazh të gjatë mban firmën e autorëve italianë Laura Bispuri dhe Françeska Manieri, me regji të Laura Bispurit dhe me aktorët: Alba Rohrwacher, Lars Eidinger, Flonja Kodheli, Luan Jaha, Emily Ferratello, Luan Jaha e Ilire Vinca Çelaj. Shqipëria përfaqësohet në European Film Market, me stendën e përbashkët me Kosovën, ku do të prezantohen disa projekte filmike në zhvillim, që kanë marrë mbështetje nga QKK –të e Kosovës dhe Shqipërisë.
Premiera, 12 shkurt, Berlinale Palast (E, G), ora 19:00
13 shkurt, Friedrichstadt-Palast (E, G), ora 12:00
13 shkurt, Haus der Berliner Festspiele (E, G), ora 19:00
13 shkurt, Friedrichstadt-Palast (E, G), ora 21:00
Web: berlinale.de/en/programm/berlinale_programm/programmsuche
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.