“La Bohème”, një vepër e mrekullueshme e kalendarit operistik botëror, e cila i ka munguar skenës prej 11 vitesh ringjitet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Historia tragjike e dy të rinjve dhe dashuria e tyre e mundur nga varfëria dhe turbekulozi. Parisi i shekullit të 19-të dhe artistë që përpiqen të mbijetojnë me artin e tyre. Opera e Puccini-t vendoset në skenën shqiptare në një bashkëpunim mes artistëve të TKOB-së dhe artistëve italianë.
Në rolin e Mimisë intyerpreton soprano Alisa Katroshi, e cila prej vitesh zhvillon karrierën e saj në Itali dhe Evis Mula. Në rolin e Rodolfo-s interpreton tenori italian Cristian Ricci. Baritoni Armando Likaj do të interpretojë rolin e Marcellos dhe soprano Dorina Selimaj në rolin e Mussetës.
Në rolet e tjera do të interpretojnë: Ogert Islami , Enrico Marchesini , Sidrit Bejleri, Sokol Hidërsha.
Regjia realizohet nga Andrea DeManincor. Interpretojnë orkestra simfonike e TKOB-së, drejtuar nga Daniela Candiotto, kori, drejtuar nga Dritan Lumshi dhe kori i nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja”, drejtuar nga Irida Bega.
20, 22 dhe 24 nëntor 2014, ora 19.00, TKOB
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.