82 filma në garë nga e gjithë bota dhe një kategori vetëm për prodhimet shqiptare. Këto janë shifrat e edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, i cili ngre siparin e tij në Tiranë me 3 nëntor.
Si homazh ndaj regjisores Xhanfize Keko, te hënën në mbrëmje festivali pritet të nisë me shfaqjen e filmit kult “Tomka dhe Shokët e tij”, i cili vjen tashmë i restauruar.
I kthyer tashmë në traditë dhe i njohur ndryshe si TIFF festivali ka pasur këtë vit aplikime nga 107 vende të botës. Prodhimi shqiptar, kryesisht ai i Kosovës, ka një rritje cilësore. Por bashkë me garën në 6 kategori, si gjithmonë TIFF sjell edhe shfaqje speciale të prodhimeve me metrazh të gjatë.
Gjinia e filmit dokumentar, atij të animuar, filmit eksperimental, atij të shkurtër, filmit të gjatë dhe gara e prodhimit shqiptar janë kategoritë nga të cilat, me 9 nëntor, në fund të festivalit do të dalin edhe fituesit e këtij edicioni të 12-të.
Tirana International Film Festival : 3-9 nëntor.
Projeksionet: Kinema Millenium
Programin ditor e gjeni këtu:
https://issuu.com/tiranafilmfest/docs/daily_program_tiff_2014_finale?e=0
http://tiranafilmfest.com/
https://www.facebook.com/groups/tiranafilmfestival/
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.