"Netët e Leximit të Dramës Shqipe” - "Kënga e Ngjyrave" nga O. Plaku - Ministria e Kulturës
Postuar më: 24/07/2014

“Netët e Leximit të Dramës Shqipe” – “Kënga e Ngjyrave” nga O. Plaku

Teatri Kombëtar njofton se ditën e Premte, dt. 25/07/2014 ora 19:00, është nata e tretë e leximit në kuadër të aktivitetit “Netët e Leximit të Dramës Shqipe”; faza e tretë.

Vepra e tretë do të jetë drama “Kënga e Ngjyrave” nga dramaturgu Odise Plaku. Kurimi i tekstit për lexim skenik u mundësua nga regjisorja Luli Hoxha. Në role lexojnë aktorët:

  • Eva Alikaj
  • Vangjel Toçe
  • Gjergj Mena
  • Ajola Basho
  • Klodiana Keco
  • Gert Ferra

Në ditët në vijim do të njoftoheni edhe për datat e leximit e dramave të tjera të zgjedhura për lexim publik.

Listën e plotë të dramave të përzgjedhura mund ta gjeni këtu. Leximi do të kryhet në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Për të gjithë të interesuarit hyrja është e lirë.