Ministria e Kulturës e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë ju ftojnë të aplikoni në:
“ Projekti për përhapjen jashtë vendit të letërsisë turke” (TEDA), mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe e Turizmit të Turqisë.
Për të nxitur botuesit jashtë Turqisë, të cilët dëshirojnë të botojnë në gjuhë të huaja vepra të ndryshme të kulturës, artit dhe letërsisë turke, Ministria e Kulturës dhe e Turizmit të Republikës së Turqisë ka ngritur një program në mbështetje të përkthimeve të emërtuar “Projekti për përhapjen jashtë vendit të letërsisë turke” (TEDA)
Programi i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë për Përkthim dhe Subvencionim
TEDA në thelb është një projekt përkthimi dhe botimi për vepra kulturore, artistike dhe letrare turke nga shtëpi të njohura botuese në gjuhë të huaj, bazuar në aktin e përkthimit dhe shtypjen e librit për të cilin ka një projekt në vendin e përkthimit.
Qëllimi i TEDA është të lidhë frymën kulturore, artistike dhe letrare turke me qarqet intelektuale e më gjerë dhe të drejtojë njerëzit për në burimet e kulturës turke, të artit dhe letërsisë. Baza e projektit është subvencionimi për përkthimin dhe shtypjen e veprave të shquara nga autorë të njohur siç përcaktohet në udhëzimin për aplikim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.
Çmimi Nobel fituar nga Orhan Pamuk bëri që të rritet interesi për shkrimtarë të tjerë turq jashtë kufijve e si rrjedhojë u rrit ndjeshëm interesi për të aplikuar në programin TEDA.
Formularin e aplikimit TEDA (në turqisht dhe anglisht), kërkesat për aplikim dhe informacion më të detajuar rreth Programit TEDA mund t’i gjeni në adresën www.tedaproject.gov.tr
Afatet e Aplikimit:
Aplikimet mund të bëhen gjatë gjithë vitit. Aplikacionet e pranuara deri në ditën e fundit të punës së majit vlerësohen në takimin e parë të Komitetit Këshillues TEDA dhe aplikimet e pranuara deri më 25 tetor, vlerësohen në takimin e dytë të Komitetit Këshillues TEDA. Në rast të ndonjë ndryshimi, afatet e sakta do të shpallen në www .tedaproject.gov.tr
Adresa:
T.C. Kủltủr ve Turizm Bakanliḡi
Kủtủphaneler ve Yayimlar Genel Mủdủrluḡủ
Fevzi Pasa Mah., Cumhuriyet Bulv., No:4
06030 Ulus- Ankara/ Tủrkiye
Tel: + 90 312 309 90 01 (5 lines) Ext: 4088-4089
Fax:+ 90 31230989 98
e- mail: teda@kulturturizm.gov.tr
www.tedaproject.gov.tr
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.