“JAM I SIGURT SE ATA QË DINË MË SHUMË PËR LETËRSINË, MUZIKËN, FILMAT, TRASHËGIMINË KULTURORE TE EUROPËS, DINË TË KUPTOJNË EDHE MË MIRË ËNDRRAT DHE TRAUMAT E PARTNERËVE TANË, E MIQVE TANË.
JANË PIKËRISHT KËTA QË DINË TË KUPTOJNË MË MIRË ANËT E ERRTA TË KONTINENTIT TONË DHE JANË KËTA QË SË BASHKU MUND TË LËVIZIN KAH DRITËS.”
Janë fjalët e Steinmeir-it i cili zgjodhi ta hapte nën shenjën e kulturës Konferencën e marrjes së presidencës së OSBE nga Gjermania, Konference të titulluar:
“Kultura e dialogut dhe dialogu i Kulturës. T’i kuptojmë shkëmbimet kulturore si element të sigurisë dhe të stabilitetit në hapësirën e OSBE”
Kjo është presidenca gjermane e OSBE sot.
Në fakt nuk para i nis kështu ligjëratat, por duke qenë se sapo vijmë nga procesi i Berlinit që së fundi u organizua në Paris, nuk hezitova ta marr Gjermaninë si shembull.
Por ka edhe një arsye: më ka bërë përshtypje qasja gjithmonë e më kulturore e Gjermanisë në politikën e jashtme.
Modeli i Traktatit të Elysee-së me Francën është në fakt modeli që po ndiqet për Ballkanin, me konektivitetin, me programet rinore, dhe mbështetjen që u japin projekteve kulturore në Ballkan. – shembulli i Tradukit.
Dhe, nëse kjo temë është ngjitur mjaft në shkallën e rëndësisë, e tregon edhe fakti që për të parën herë MPJ vendos të organizojë një panel kushtuar diplomacisë kulturore.
Jo thjesht për të treguar se:
-Roli i kulturës në përmirësimin, apo promovimin e imazhit të vendit, është i rëndësishëm në përgjithësi, por edhe për t’u ndërgjegjësuar se sot është produkti më i mirë, më i stabilizuar që mund të tregojmë dhe madje kemi vite që këtë eksporton Shqipëria më cilësi të lartë madje shumë të lartë.
-GJithashtu, ndryshe nga politika, ndryshe nga ekonomia, nga policia,
financat krahu i punës, Kultura ka më të fortë se gjithçka tjetër efektin emocional, e arrin publikun ndërkombëtar, qoftë rajonal, qoftë europian përmes zemrës. Vetëm Sporti dhe Kultura mund ta bëjnë këtë.
-Kultura s’ka nevojë për përkthim në çdo gjë. Ka gjuhë të përbashket, përmes pikturës, muzikës, baletit, filmit, libri dhe teatri janë pak më të komplikuara por krejt të mundura.
-Kutura shfrytëzon referencat e përbashkëta mes popujve, sepse ka kontekste historie të përbashkët me vendet europiane. Kultura ishte para politikës së ditës, para ekonomisë dhe borxheve.
-25 vjet më pas roli i artistëve tanë tregon se ia kanë dalë vetëm falë këtyre cilësive.
-Diaspora, por jo vetëm – në kërkim të publikut vendas
-synimi i eventeve të mëdha ndërkombëtare kulturore
-pjesëmarrje cilësore
-Rasti i Bienales se Venecias (Arsenale)
-Këtë javë, psh:
-Ermonela Jaho ne Francë; Ekspozita në Ludwig Museum në Budapest, Saimir Pirgu në Barcelonë, Roland Sejko në Romë (Kalorës i Urdhërit të Yllit nga Presidenti Italise)
– Pavijoni shqiptar në Venecia, po jehonën e tyre nuk e bëjmë dot ne të gjithë bashkë këtu në një javë vetëm me politikë, apo raporte.
–
-Mbremjet per Shqiperine me grupe te caktuara publiku
-Frekuentimi i eventeve ku mund te takohen njerez te PR
-Lobimi prane gazetareve te interesuar per rajonin
-Promovimi, publiciteti i artisteve shqiptare qe jetojne ne vendet ku ju sherbeni
-Cdo event i tyre eshte nje rast i jashtezakonshem për ne
-Shteti shqiptar nuk ishte prane tyre dhe nuk i ndihmoi kur ata startuan duke marre persiper veshtiresite e natyrshme te emigrimit dhe paragjykimet e pasaportes shqiptare. Ata ia dolen vetem fale punes dhe talentit.
-Sot eshte shteti qe ua ka nevojen. Prandaj nese nuk i ndihmuan kur u duhej te pakten t’i falenderojme tani qe jane gjithmone te gatshem ten a ndihmojne.
-Por edhe te jemi te kujdesshem per talente tona te reja qe ndjekin modelet.
Creative Europe, Traduki, Balkan Trafik, Bienalja e te rinjve, Festivalet e Filmave
Teknologjia, Rrjetet sociale – jo vetem per t’i bere qoka njeri-tjetrit qofte edhe qeverise apo ministrave. Jane nje potencial i jashtezakonshem per te per te bere Shqiperine te ndihet. Dhe nuk ka dyshim se cdo lajm qe provokon emocion ecen me shpejt dhe perhapet me shume se sa nje raport politik institucional.
SOT
-Hapje kulturore ndaj kulturës, artit, kinemase perendimore, apo edhe lindore sepse askush s’e pengon me ne kuptimin politik apo shtetar, apo institucional
-Por kemi tashmë është tregu ai që kufizon, sepse ka konkurrencë, sepse nuk është I aksesueshëm për të gjithë, sepse skena është hapur dhe nuk garohet me kuota dhe as me ngjyrën e pasaportës po me cilesi
-Prandaj kur nuk ofrojme dot financa mund dhe duhet shume lobim dhe t’I degjojme kur na keshillojne. – PACI
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.