“PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TO”
KRIJIMTARIA ESHTE PASURIA IME> LIGJI MA MBRON
Një ligj tërësisht në shërbim të krijuesve, autorëve, artistëve për të njohur dhe shpërblyer të drejtën e tyre të autorit, ku shteti, – më në fund, – merr seriozisht përsipër të luajë rolin e mbrojtësit të autorëve, duke krijuar një terren të ri të qartë komunikmi dhe transparencë për tre partnerët kryesorë në fushën e të drejtave të autorit: autorët-agjencitë-përdoruesit.
Pas dy viteve punë, pas konsultimeve me rreth 40 operatorë, grupe interesi, subjekte të interesuara për fushën, Ministria e Kulturës paraqet një ligj revolucionar i cili për të parën herë krijon një kornizë ligjore shumë të rëndësishme :
– jo vetëm për Ministrinë e Kulturës,
– jo vetëm për plotësimin e kuadrit ligjor në një fushë ende të paplotë, të re, pa përvojë
– jo vetëm për tregun e ekonomisë së prodhimeve të krijimtarisë intelektuale, artistike dhe shkencore,
– jo vetëm për të përmbushur një detyrim të kahershëm të shtetit shqiptar që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE, i cili që prej 10 vjetësh vinte theksin mbi këtë detyrim të paplotësuar të Shqipërisë në fushën e të Drejtës së Autorit dhe të luftës kundër piraterisë,
– por sidomos për të vendosur fort AUTORIN KRIJUES, në qendër të vëmendjes, si mbajtësi i vetëm i së drejtës
Duam ta theksojmë fort këtë risi, sepse:
Këtë të drejtë nuk ia jep ligji. Ligji ia njeh, ia mbron, ia garanton.
Kjo është filozofia e këtij ligji dhe kjo filozofi na mundëson edhe ta përkufizojmë qëllimin e ligjit, që është
Ky ligj merr parasysh zhvillimet teknologjike dhe shumëllojshmërinë e formave të shfrytëzimit të veprave letrare, artistike apo shkencore, në epokën digjitale
dhe
-ofron mekanizma rregullatorë për të mos lejuar cënimin e titullarëve të të drejtave nga njëra anë si dhe nga ana tjetër të drejtën e publikut për t’u informuar.
Duhet të mos harrojmë që është një ligj jo i lehtë, i tillë nuk është as në vendet e tjera. Në Shqipëri ca më shumë.
Kemi qenë dhe jemi të gjithë dëshmitarë të lumit të madh të ankesave që vijnë nga të tre figurat që veprojnë më së shumti në tregun e së Drejtës së Autorit:
-nga artistët e autorët të cilët ndjeheshin të pambrojtur, të pashpërblyer, të grabitur
-nga përdoruesit të cilët ankoheshin se ishin të detyruar të paguanin në situatë konfuze, pa kuptuar si, sa, kujt dhe se si përdoreshin ato para që mblidheshin nga agjencitë e administrimit kolektiv;
-por edhe nga AAK sepse hasnin në vështirësi komunikimi me përdoruesit për shkak të vakumeve në bazën ligjore dhe për shkak të paaftësisë së ZSHDA për të menaxhuar mosmarrëveshjet, dhe për shkak të mungesës së koordinimit të institucioneve të ndryshme të inspektimit.
Me anë të këtij ligji parashikohen mjete e instrumente të cilat vendosin rregulla të qarta:
Në këtë ligj garantohen në mënyrë më të plotë të drejtat pasurore si e drejta e riprodhimit, e shpërndarjes së veprave tek publiku, e qirasë dhe e huadhënies, të drejtat e përshtatjes së veprës, të komunikimit në publik si edhe të drejta të tjera të parashikuara dhe të paraqitura në përputhje me direktivat e BE dhe legjislacioneve kombëtare të këtyre vendeve.
Risi të sjella në këtë ligj janë:
Rregullimi procedurave do të jetë një ndër fazat tranzitore të këtij procesi, por Ministria e Kulturës ka përgatitur tashmë kalendarin përkatës të akteve nënligjore, por ka përgatitur gjithashtu edhe paketën edukuese dhe të promovimit të mekanizmave të rinj të ligj për të ndihmuar të gjithë aktorët e përfshirë në ambjentimin me këtë ligj.
Sot Shqipëria pajiset me një ligj jo vetëm europian, por edhe me një mbrojtje shumë të mirë të autorëve, të cilëve ua shijojmë e përfitojmë krijimtarinë artistike, shkencore, intelektuale, por rrallë mendojmë se sa pak të shpërblyer janë dhe se sa të brishtë janë!
Nëse e duam krijimtarinë e tyre për vete e për shqiptarët e brezit tjetër, të gjithë duhet të kontribuojmë në luftën kundër piraterisë dhe në mbrojtje të së drejtës së autorëve krijues.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.