Nuk është thjesht 100 vjetori i vdekjes së një oficeri hollandez, as vetëm 100 vjetori i njërës prej përpjekjeve europianiste për të bërë shtet në Shqipëri.
Është një ngjarje qe na kujton se nëse Shqipëria është sot e rrethuar me miq europianë si Hollanda, nëse sot kemi mbështetjen maksimale prej tyre, për punën që po bëjmë dhe për energjinë emocionale që shkarkojmë në ëndrrën europiane, kjo nuk është një gjë e paparë e as e padëgjuar.
Koloneli Thomson dhe jeta e tij, ushtaraku i devotshëm por edhe personaliteti njerëzor dinjitoz siç tregojnë kronikat e kohës, kjo histori prej martiri në zemër të një qytetërimi të lashtë që s’është vetëm durrsak por sidomos europian, tregon se Shqipëria s’ka qenë ndonjëherë vetëm.
Europa e ka dashur gjithmonë në familjen e vet. Dhe kete e ka paguar me gjak.
Si sot 100 vjet më parë Shqipëria kishte nisur të tregonte se e dinte ku donte të shkonte, por iu deshën 100 vjet që ta gjente si të shkonte.
Sot nuk ka dilema, nuk ka të panjohura, ëndrra europiane është Europa reale që i bashkon të gjithë shqiptarët, të gjitha trevat, të gjitha kahjet politike sepse ne të gjithë jemi europianë dhe bash për këtë sot jemi këtu për të nderuar një martir europian, që FanNoli, 100 vjet më parë, e quajti:
Kalorës i huaj, që vdiqe për ne!
Sot ai nuk është më i huaj! por është si ne.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.