Dokumentacioni ligjor dhe teknik
Ministria e Kulturës, me fondin limit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit prej 28.000.000 (njëzet e tetë milion) lekë me TVSH në kuadër të projektit “Festivali i Dritave”, si dhe në mbështetje të Vendimit nr. 709, datë 24.10.2012 “Për procedurat e financimit të projekteve dhe veprimtarive artistike e kulturore” zhvillon procedurën e përzgjedhjes së ofertave nga operatorët e specializuar për realizimin e projektit “Festivali i Dritave”, që do të zhvillohet në datat 28 – 29 Nëntor në kuadër të festimeve të 70-vjetorit të Çlirimit të vendit.
Përzgjedhja e operatorëve të specializuar, do të behët sipas kushteve të mëposhtme:
Objekti: “Festivali i Dritave”, 28.000.000 (njëzet e tetë milion) lekë me TVSH.
– Ofertat ekonomike te jenë në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara bashkëlidhur.
– Dokumentacioni i specifikimeve teknike dhe ligjor i kësaj procedure, e gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al.
– Afati i fundit i paraqitjes dhe hapjes së ofertave është 29/10/2014 ora 10:00, në Zyrën e Protokollit pranë Ministrisë Kulturës.
Ofertues apo Përfaqësues të autorizuar të tyre janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.