Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.135, dt.28.03.2014 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “ Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin: Specialist Grafik Designer.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e grafikës, dizenjimit, imazhit dhe kerkesat e veçanta si me poshtë :
Kerkesa te veçanta per kandidatet:
– Të ketë Diplomë Universitare në Degëën Pikturë/ Skenografi,
– Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet si skenograf në institucionet publike,
– Të jetë njohës shumë i mirë në programet kompjuterike grafik/ desinger,
– Proferohet, që kandidati të jetë specialist në fushën e I.T. (aiti-s)
– Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
– Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.
– Të ketë njohuri në një gjuhë të komunitetit europian.
Paga e pozicionit: është në kategorinë IV-a (45.800 lekë +2% të pagës së grupit për çdo vit vjetërsie).
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 10.05.2014 ne adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Seramedin Toptani” ( Pranë Ministrisë së Brëndëshme) Tiranë” cel. 069 6006 534, (në sekretarinë e T.K) këto dokumenta:
– Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
– Curriculum vitae
– Fotokopje e një dokumenti identifikimi
– Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
– Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
– Fotokopje të librezës së punës.
– Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
– Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
– Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’kualifikim të kandidatit.
Konkurimi: Është i hapur
Pas verifikimit të dokumëntave të kërkuara, në drejtorinë e Teatrit Kombëtar,që do të zhvillohet, nga data 11.05.2014 deri në datën 15.05.2014, do të shpallet fituesi i konkurimit.
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar www.teatrikombetar.gov.al.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.