Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri dhe për të risjellë në vëmendje të publikut shqiptar figurën e Abat Preng Doçit, Ministria e Kulturës organizon në qytetin e Rubikut tryezën e rrumbullakët:
“Abat Preng Doçi – Rilindas i madh, misionar i dijes dhe kulturës kombëtare”
Abat Preng Doçi është një ndër personalitetet me te rëndësishme te Rilindjes dhe i fillimit të shek. XX në historinë e Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol madhor në disa nga momentet më vendimtare të zhvillimeve politike e kulturore, e posaçërisht të gjuhës e letërsisë shqipe, bashkëpunëtor i De Radës dhe Kamardës, ai njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi” dhe Komisisë Letrare nga e cila trashëgojmë alfabetin latin të shqipes.
Pavarësisht faktit se autoriteti dhe ndikimi i tij tek personalitetet bashkëkohese ishte shumë i madh, kontributi i shquar i Abatit të Mirditës, si dhe i shumë figurave të tjera prelatësh katolikë, është pak i studiuar dhe i publikuar nga historiografia shqiptare.
Programi i aktivitetit:
Data: 19 shtator, ora 10.30
Vendi: Qendra Kulturore “Abat Doçi” Rubik
Axhenda:
Përshëndetje:
Referime:
Vizitë e ekspozitës me kostume tradicionale të zonës, nga fondi i Arkivit të IAKSA-s në hollin e Qendrës Kulturore Rubik.
Tryeza e rrumbullakët do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh të tjera si:
Në aktivitet do të jenë të pranishëm nxënës të shkollave, të cilët, në kuadrin e projektit “Miqtë e Monumenteve”- nismë e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, do të angazhohen për përkujdesjen ndaj monumenteve të saposhpallura, përfshirë dhe Kishën e Rubikut.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.