Në Teatrin e Operas dhe Baletit në datë 12 shkurt rivjen premiera e njohur e Çajkovski-t, “Arrëthyesi”, me koreografi nga Ilir Kerni, nën interpretimin e trupës së baletit, orkestrës së TKOB.
Premiera e baletit “Arrëthyesi”, i cili u shkrua nga Peter Tchaikovsky, sipas Marius Petipa dhe Lev Ivanov në bazë të motiveve të përrallës së Ernst Theodor Amadeus Hoffmann, u mbajt për herë të parë në Teatrin Mariinskij të Shën Petersburgut në vitin 1892.
Që në momentin e krijimit si balet “Arrëthyesi” ka fituar një popullaritet në vëniet skenike dhe është ndër repertorët e teatrove të mëdhenj kudo në botë.
Kjo krijimtari për kompozitorin rus ishte njëfarë pike reflektimi, në lidhje me kuptimin e jetës. Të cilën ai e solli më pasë në trajtën e një baleti, duke i përcjellë kështu audiencës një vepër e cila qëndronte shumë larg zhanrit të baletit tradicional, pasi në të janë aplikuar si risi imazhet muzikore.
Balet me dy akte, bazuar në historinë “Arrëthyesi dhe Mbreti Miush” nga E.T.A. Hoffmann
Koreografia: Ilir Kerni (sipas Marius Petipa dhe Lev Ivanov)
As/Koreografe: Alisa Gjoni
Baletmaestër : Rovena Shqevi, Alisa Gjoni
Skenografia dhe Dritat: Zorz Drausnik
Kostumet: Elva Bella
Trupa e Baletit të TKOB
Me pjesëmarrjen e nxënësve të Shkollës së Baletit
Orkestra Simfonike e TKOB
Dirigjent : Manuel Busto
12, 14, 15, 20, 21 shkurt, ora 19:00 – 21:00, TKOB
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.