"Danimarka, toka jonë"/Teatri Migjeni - Ministria e Kulturës
Postuar më: 10/05/2016

“Danimarka, toka jonë”/Teatri Migjeni

Ndërsa një trupë teatrore bëhej gati të vinte në skenë dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës, në dhjetor të vitit 1990, në Shqipëri bie sistemi komunist. Shpallet pluralizmi politik. Tranzicioni fillon të ndjehet në çdo qelizë të jetës, e për rjedhojë edhe në hallkën kryesore të artit e kulturës, teatrit. Çfarë ndodh me trupën, teatrin, dramën “Toka jonë”? Si përballen njerëzit e këtij teatri me këtë  realitet të ri? Ku përfundojnë, dhe si?

Një shfaqje e fortë psikologjike, e cila përballohet me profesionalizëm nga aktorët e teatrit “Migjeni”. Nëse doni të zbuloni këto dhe shumë më tepër duhet të ndiqni komedinë  “Danimarka, toka jonë” me autor dhe  regji të Stefan Çapalikut. Interpretojnë: Rita Gjeka, Merita Smaja, Kristiana Dodaj, Enver Hyseni, Frederik Fistani, Jozef Shiroka, Nikolin Ferketa, Simon Shkreli, Ergys Bamçi.

13, 14, 15 maj, ora 19:00, Teatri Migjeni, Shkodër