Në kornizën e programeve të saj në fushën e letrave dhe të leximit, Ministria e Kulturës shpall sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2015. Ky program vijon pas Thirrjes për projekte artistike ku u mbështetën 21 projekte të lidhura drejtpërsëdrejti me librin dhe botimet.
Fondi për Përkthimin Letrar (FPL) i themeluar më 2014 ka qëllim të nxisë dhe të mbështesë financiarisht përkthime të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, të nxisë përkthimin cilësor dhe ta promovojë atë si një nga format e rëndësishme artistike të shprehjes letrare.
FPL synon gjithashtu t’u vijë në ndihmë botuesve për të ulur kostot e librit duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e cilësinë së katalogut të tyre.
Qëllimi kryesor i FPL-s është lexuesi të cilit duhet t’i ofrojmë letërsi cilësore dhe duhet ta edukojmë me tekste në shqipe të kujdesur e të shëndetshme.
Përmes FPL-s Ministria e Kulturës kujdeset që të vendoset standardi i respektimit të së drejtës së autorit si një nga kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur.
Për vitin 2015 ky fond kapi shifrën e 3.5 milionë lekë të reja, 1 milionë lekë më shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2014.
Nga 30 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 18 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.
Krahas emrave fitues për përkthime, kemi kënaqësinë të shohim gjithashtu të përzgjedhur emra shkrimtarësh dhe poetësh nga më të rëndësishmit e letërsisë botërore të shekullit të XX dhe të kohës sonë.
Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen përkthyesit dhe shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.
Shtëpia botuese | Titulli | Autori/Përkthyesi |
Morava | The sweetest dream – anglisht | Doris Lessing/Taulant Hatia |
Dudaj | Turpi – anglisht | Salman Ruzhdie/Alina Karaulli |
Odeon | Përmbledhje sherbimesh – frengjisht | Samuel Beckett/Idlir Azizaj |
Fan Noli | Në Kërkim të kohës së humbur – frengjisht | Marcel Proust/Edit Dibra |
Pegi | Lord Jim – anglisht | Joseph Conrad/Zef Simoni |
Pika pa sipërfaqe | Pavdekësia – frengjisht | Milan Kundera/Balil Gjini |
Dituria | Numero zero – italisht | Umberto Eco/Ledia Dushi |
Zambaku | Anatomia e re – rusisht | Danjill Harms/Agron Tufa |
M&B | Spoon river anthology – anglisht | Edgar Lee Masters/Çelo Hoxha |
Fjala | Nesër në betejë mendo për mua – spanjisht | Javier Marias/Shpëtim Doda |
Ombra GVG | Përbetimi i të fuqishmëve – italisht | Carlo A. Martigli/Parid Teferiçi |
Argeta LMG | Zgjimi dhe rrëfime të tjera – anglisht | Kate Chopin/Manjola Nasi |
Albas | Peisazhe pikturuar me çaj – serbisht | Milorad Pavic/Ben Andoni |
Albas | Bija e varrmihësit – anglisht | Joyce Carol Oates/Luljeta Lleshanaku |
Toena | Detektivët e egër – spanjisht | Roberto Bolaῆo/Bajram Karabolli |
EDFA | Dëshmitari i një shekulli – anglisht | George Seldes/Meri Lalaj |
Botime Nacional | Poezi të zgjedhura | Blaise Cendrars/Anton Papleka |
Zenit | Këngët e Maldororit – frengjisht | Isidore Lucien Ducasse/Romeo Çollaku |
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.