Të dhënat për shpalljen e thirrjes:
Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare (FMKLSH) do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe.
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
– Aplikimi kryhet nga botuesi, i pajisur me një licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
– Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt autorit.
-Aplikimi fillon më datën 1 qershor dhe përfundon në datën 30 qershor 2015.
-SHPALLJA E FITUESVE DO TË BËHET ME 30 KORRIK.
-Pas miratimit për mbështetje financiare të krijimtarisë letrare, Ministria e Kulturës nënshkruan një marrëveshje tripalëshe me autorin e kësaj vepre dhe botuesin.
KOSTOJA QË MBULON MINISTRIA E KULTURËS
-Mbështetja e procesit krijues.
-Fondi i mbështetjes së procesit krijues që ka krijuar Ministria e Kulturës arrin deri në vlerën 3 milionë lekë për vitin 2015 dhe mbështet procesin krijues të autorëve të letërsisë shqipe.
-Autori do të paguhet me shumën totale prej 250.000 lekë.
NË APLIKIM TË PËRFSHIHEN EDHE KËRKESAT E MËPOSHTME (TË DETYRUESHME):
– Draft i projektit të librit në process, 50 faqe për librin në prozë dhe 10 poezi për librin me poezi;
– Kontratë e lidhur mes autorit dhe botuesit;
– Katalog botimesh (shtëpia botuese);
UDHËZUES PËR APLIKANTIN
– Drafti i veprës në proces do të shqyrtohet nga një juri me ekspertë të fushës.
Në fazën e dytë, fituesit dorëzojnë në Ministrinë e Kulturës brenda 1 nëntorit 2015, draftin e zhvilluar i veprës në proces, (rreth 150 faqe prozë dhe 30 poezi).
Autori angazhohet për përfundimin e veprës brenda vitit nga data e lidhjes së kontratës për mbështetjen financiare.
Formulari që autori duhet të plotësojë dhe të dorëzojë duhet të përmbajë:
Aplikuesi (shtëpia botuese) :
Kontakti:
Adresa e plotë:
Telefon:
Faks:
E-mail:
Autori:
CV (e autorit):
Adresa:
Tel / Cel:
E-mail:
Drafti i veprës në proces:
50 faqe për vepër në prozë
10 poezi për vepër në poezi
Statusi i botimit të veprës:
Tirazhi i botimit:
Çmimi për kopje:
Afati i parashikuar për botimin në shqip:
Për informacione të mëtejshme mund të shkruani në adresën elektronike: info@kultura.gov.al.
Lutemi të dërgoni me postë dosjen e aplikimit në Ministrinë e Kulturës pranë Zyrës së Protokollit.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.