Diva e muzikës klasike shqiptare, soprano me famë botërore, Inva Mula do të performojë në Town Hall NYC. Në këtë koncert marrin pjesë pianisti virtuoz Genc Tukiçi dhe dirigjenti Bujar Lapaj.
Do të jetë 26 marsi i këtij viti kur do të bashkohen orkestrimet e pianistit virtuoz Genc Tukiçi dhe zëri i të famshmes Inva Mula.
Një koncert në Town Hall në New York të Amerikës, i cili realizohet me orkestrimet e Genc Tukiçit, mbi krijimet më të bukura patriotike shqiptare.
“Në këtë koncert do të jemi të drejtuar nga dirigjenti i shquar Bujar Llapaj, bashkë me Orkestrën Simfonike të New York-ut” ka paralajmëruar Tukiçi.
Të ftuar në këtë koncert do të jenë edhe soprano Dëshira Ameti Krliu, baritoni Kreshnik Zhabjaku, tenori Riad R. Ymeri.
Koncerti është ndërtuar mbi krijimet e albumit të sopranos Inva Mula, me titull “Për ty Atdhe”, ku përmblidhen perlat e muzikës shqiptare dhe jaret shkodrane.
Info: website artisticpromotions.org
Time: 7:30PM till 9:00PM
Date: Mar 26 2017
Address: 123 43Rd.St.
City: New York State: New York Zip: 10036
http://albanianevents.com/event_details.php?id=1874#sthash.RGxNKdCC.dpuf
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.