Fondi i Ministrisë së Kulturës për projektet do të mbështesë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre projekt-propozime në Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore për vitin 2018.
Kjo thirrje bazohet në vizionin e programit të MK, duke patur parasysh strategjitë: Edukimi përmes kulturës; Trashëgimia Kulturore- motor zhvillimi; Mbështetje e skenës së pavarur artistike.
Fondi i Ministrisë së Kulturës në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore do të mbështesë projekte që propozojnë ide dhe sjellin risi në :
• Projekte të edukimit përmes artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore;
• Projekte në funksion të turizmit kulturor bregdetar;
• Projekte në kuadër të “Viti i Skënderbeut”;
• Projekte në kuadër të Vitit të Trashëgimisë Kulturore Europiane;
• Projekte kulturore digjitale;
• Projekte të industrive kreative;
Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri. Propozim-projektet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 20 shkurt – 5 dhjetor të vitit 2018.
Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës për vitin 2018, hapet ditën e hënë, datë 4 dhjetor 2017 dhe përfundon ditën e premte, datë 12 janar 2018, në orën 12:00.
Përzgjedhja përfundimtare shpallet nga kolegjiumi në datën 15 shkurt 2018.
Ju falenderojmë për besimin,
Ju garantojmë bashkëpunim profesional në idetë dhe projektet që do të prezantoni.
Suksese të gjithë pjesëmarrësve!
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.