Skena e Teatrit të Operës dhe Baletit ka qenë për ta ëndrra e parë. Para se të udhëtonin drejt teatrove të ndryshme në botë, e vetmja gjë e çmuar ishte kjo ëndërr për të interpretuar para publikut shqiptar.
“Hera e parë” sjell në Tiranë emra të njohur të baletit shqiptar, që interpretojnë për kompani baleti nga më prestigjiozet në botë, si “Hofesh Shechter Company”, “The Forsythe Company”, “Aterballetto”, “Balletto di Roma”, “Teatro san Carlo di Napoli”, “Compania Nacional de Danza”, “Balletto Classico Cosi Stefanescu”, “Balletto di Montecarlo”.
Anbeta Toromani, Kledi Kadiu, Gentian Doda, Erion Kruja, Brigel Gjoka, Hektor Budlla, Leart Duraku, Rezart Stafa, Dorian Grori do të ngjiten bashkë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit më 5 maj 2014, së bashku me balerinët Claudia Veçhi, Beatriz Uhalte Cisneros, Alessandro Macario.
Spektakli është ideuar nga Kledi Kadiu e Anbeta Toromani, drejtor artistik Gentian Doda. TKOB, 5 maj 2014, ora 20.00.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.