Vazhdon PIANODROM, festivali ndërkombëtar që nisi në datën 14 tetor dhe vazhdon deri në 9 mars 2015, festivali më i madh në Shqipëri, për të sjellë në skenën shqiptare nga sallat më prestigjioze të botës pianistët më të njohur dhe shkolla të ndryshme të pianos nga Gjermania, Italia, Austria, Rusia, Zvicra, Çekia, Malajzia, Slovakia, Kroacia, Shqipëria. Në kuadër të festivalit PIANODROM mund të ndiqni koncertin “Duo concertante’’-Duo violinë e piano, me interpretuesit, Klajdi Sahatçi, koncertmaestër i parë i një prej orkestrave më të mira, në Tonhalle Zürich dhe Merita Rexha Tërshana, një nga artistet më active në fushën pianistike dhe pedagoge në Universitetin e Arteve. Në program: Tonin Harapi: “Gjithmonë” Romancë, Feim Ibrahimi: Scherzo, Aleksandër Peçi: Rapsodi; Concertante – dedikuar Ibrahim Madhit (premierë botërore), Strauss: Sonatë në Mi bemol Mag. Op. 18.
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar Pianodrom është një nga projektet e mbështetura nga Ministria e Kulturës për vitin 2014.
3 nëntor , ora 19.00, Universiteti i Arteve (salla e madhe)
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.