Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit Kontemporan – Skampa në edicion e 17-të
11 performanca teatrore nga rajoni e bota me pjesëmarrjen e rreth 120 artistëve nga Shqipëria, Kosova, Franca, Turqia, Zvicra, Belgjika, Greqia, Kroacia jo vetem ne Elbasan por dhe ne Tiranë dhe Progradec. Dy punëtori tematike dhe tavolinë e rrumbullakët rreth kulturës teatrore në kuadrin evropian.
Edicioni i 17 – të i Festivalit Teatror Ndërkombëtar Kontemporan – Skampa 2015 është ngjarje kulturore e cila mëton përfaqësimin e kulturës sonë në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar, meqë teatri është promotorr i zhvillimeve integruese në zhvillimet dhe përafrimet e realiteteve bashkëkohore brenda teatrit dhe kulturës evropiane.
Mbajtja e Festivalit Teatror Ndërkombëtar Kontemporan – Skampa 2015, është praraparë në Edicionin e 17 – të të tij si një Koloni e Teatrit Alternativ; me synim zgjerimin e mundësisë performuese përmes lëvizjes së artistëve përtej qytetit, Elbasanit. Kjo vjen si një realitet i mjaft ngjarjeve ndërkombëtare në fushën e teatrit dhe kulturës evropiane.
Në 6 netë të festivalit nga data 25 -31 do të performojnë 11 trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Franca,Turqia, Kroacia, Greqia,Belgjika.
Mbi 120 artistë dhe specialistë të teatrit do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje të teatrit ndërkombëtar Omar Topcu, drejtor artistik i Teatrit Shtetëror të Bursës,Turqi do të jetë një nga specialistët e ftuar në këtë edicion me mediume në Elbasan dhe Tiranë.
Profili i festivalit, si një festival i hapur ndaj alternativave dhe kërkimit bashkëkohor teatror afron hapësira e mundësi performuese në favor të zgjerimit të audiencave e lokacioneve të ndryshme.
Një pjesë e trupave teatrore do munden të performojnë veç qytetit të Elbasanit edhe
në Tiranë apo Pogradec.
Pjesë e performimit do të jenë edhe skena të tjera jashtë Teatrit “Skampa” duke afruar spektatorin në skena improvizuese si Tulla Culture Center, Tiranë, etj.
Mjediset e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Universitetit të Arteve, Universitetit Europian të Tiranës, Teatrit Metropol, Tiranë do të jenë mediume e hapësira në shërbim të spektatorit dhe debatit mbi teatrin.
Si një festival tematik përgjatë 17 viteve jetë skenike, festivali ka trajtuar – ideuar këto tema: “Tolerancë”, ”Provokacion”, “Format e reja” ,”Pertej kufinjëve”, ”Arkitektura e ndjesisë“ etj .Edicioni i 17 – të është ideuar me temën “Dialog”.
Festivali
Festivali i Teatrit Bashkëkohor – “Skampa ’99” u jetësua 17 vite me parë nga një grup artistësh të teatrit në themelet e qytetit të Elbasanit, si festival i parë ndërkombëtar i teatrit në Shqipëri, në mbeshtetje të ish Ministrit të Kulturës Z. Edi Rama – sot, Kryeministër i Shqipërisë.
Në Festivalin – SKAMPA, deri më sot, kanë performuar rreth 190 trupa teatrore nga vende të ndryshme të botës si: Shqipëria, Kosova, Italia, Gjermania, Anglia, Rusia, Holanda, Polonia, Cekia, Hungaria, Spanja, Belgjika, USA, Argjentina, Sebia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Moldavia, Romania.
Mbi 65 000 spektatorë, rreth 2300 artist nga mbarë bota, aktorë, regjisorë, kritikë kanë jetësuar idetë e tyre inovative në raport me rrjedhën e teatrit kontemporan.
Skampa’’ ka shërbyer si platformë ndër-kulturore dhe shumë-gjuhësore. Festivali është anëtar i rrjetit ndërkombëtar teatror .Përmes kësaj ngjarje teatrore rivitalizohen vlerat dhe njëkohësisht rritet roli i dialogut ndërkulturor në zbulimin e përvojave historike, kulturore dhe artistike për të ndarë me botën.
25 – 31 – tetor, 2015, Elbasan, Tiranë, Pogradec
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.