“Programi IPA 2018 – Projekti BE për Turizmin – Zhvillimin Ekonomik Vendor, me fokus në trashëgiminë kulturore”, është një program që financohet nga Bashkimi Europian, me qëllim mbrojtjen, ruajtjen, restaurimin, promovimin e trashëgimisë kulturore, nxitjen e turizmit të qëndrueshëm, duke rivitalizuar zhvillimin ekonomik dhe mjedisor lokal. Shtimi i atraksioneve turistike do të mundësojë rritjen e të ardhurave, duke e zgjatur sezonin turistik dhe duke përfshirë si pjesë aktive të tij, komunitetin lokal.
Vlera totale e programit është 6 milion Euro dhe parashikon:
– hartim projekti dhe implementim te punimeve,
– hartim plan menaxhimi
– asistencë teknike, promovim dhe rritje kapacitetesh.
Zhvillimin e ekonomise lokale
Për rëndësinë e jashtëzakonshme dhe nevojën imediate për ndërhyrje, Qeveria Shqiptare ka parë si prioritare mbështetjen për restaurimin e Parkut Arkeologjik të Bylisit.
Menaxhimi i fondit do të realizohet nga një Organizatë Ndërkombëtare, e vlerësuar dhe zgjedhur sipas procedurave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.
Organizata që do përzgjidhet, do të menaxhojë fondin e akorduar për këtë projekt nga programi. Gjatë vitit 2019 janë hedhur hapa konkretë, drejt finalizimit të procedurës për përzgjedhjen e kësaj Organizate, e cila do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen dhe monitorimin e kompanive dhe ekspertëve, që do të hartojnë planin e menaxhimit, projektin dhe zbatimin e punimeve.
Puna përgatitore e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit mbi Parkun Arkeologjik të Bylisit ka kaluar përmes një procesi disavjeçar konsultimi ndërinstitucional, transparent dhe rigoroz, ku janë përfshirë Ministria e Kulturës, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, (sot IKTK), si dhe ZAKPA Bylis.
Ministria e Kulturës, si një nga institucionet pjesëmarrëse në këtë proces, jo vetëm që distancohet nga çdo lloj “hamendësimi”, që ka qarkulluar këto ditë në mediat shqiptare, por gjen rastin për të falenderuar zyrën e Bashkimit Europian në Shqipëri. Shprehim mirënjohje të veçantë për Ambasadorin Z. Luigi Soreca, i cili ka besuar dhe mbështetur fort vizionin tonë, për ta kthyer trashëgiminë tonë kulturore, në një motor zhvillimi ekonomik dhe në rrugën e pakthim drejt familjes së madhe europiane.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.