REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E KULTURËS
NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE
Datë 03.10.2017
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:
Drejtor, në Galerinë Kombëtare të Arteve – Kategoria e pagës II-b.
Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:
Përgjigjet mbi hartimin dhe realizimin e politikave të artit pamor, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të Galerisë Kombëtare të Arteve, në kuadër të praktikave dhe menaxhimit, me qëllim që të mund të përmbushet misioni i Ministrisë, në fushën e galerive dhe ekspozitave.
Promovimi i veprave më të mira të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkëkohor kombëtar e ndërkombëtar, nëpërmjet grumbullimit, koleksionimit, konservimit, dokumentimit, studimit, restaurimit, ekspozimit dhe propagandimit të zhvillimit të vlerave të trashëgimisë kulturore.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në fushën e Arteve të Bukura, si dhe kualifikime të tjera shtesë në fushën e arteve;
Të ketë aktivitet dhe përvoja ndërkombëtare në realizim ekspozitash;
Të ketë përvoja kuratoriale dhe në menaxhim galerish;
Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të BE.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Jetëshkrimi CV;
Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Kandidati duhet të propozojë një platformë në përgjigje të objektivave artistikë dhe të politikës kulturore.
Të ndërtojë një platformë nxitëse në funksion të programeve për zhvillimin e kulturës së arteve pamore.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 16.10.2017, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.