Koncerti ‘Udhetim Drejt Europes’
“Një udhëtim drejt Evropës” do të hapë zyrtarisht Presidencën italiane të Këshillit të Bashkimit Evropian, me një koncert që do të bashkojë Orkestrën Rinore të Shkollës së Muzikës së Fiesole-s dhe Orkestrën Rinore Shqiptare, të drejtuar nga Mjeshtri Guido Corti.
Koncerti do të përshëndetet nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani.
Aktiviteti, nën drejtimin artistik të Pëllumb Vorpsit dhe Arbër Nezirit, është organizuar nga Fondacioni Idea në Tiranë dhe Shkolla e Muzikës së Fiesole-s, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Institutin Italian të Kulturës. Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Radio Televizioni Shqiptar.
Koncerti parashikon një repertor me muzikë që përfaqëson komponentë të ndryshëm të identitetit evropian: do të luhen “Ouverture de L’Italiana in Algeri”, “La Sinfonia n.104 in Re maggiore” e Haydn, “Danze Rumene” e Bartok e “Danze Ungheresi” e Brahms.
Udhëtimi drejt Evropës që i jep titullin koncertit, ka gjithashtu një kuptim të dyfishtë: “është i qartë për të gjithë që vendi i Shqipërisë është në Evropë, për historinë, kulturën, vlerat,” ka thënë pak muaj më parë Presidenti Napolitano në një vizitë në Tiranë, dhe disa ditë pas dhënies së statusit të kandidatit bëhet realitet për vendin afrimi me Evropën, mbështetur dhe inkurajuar gjithmonë me këmbëngulje nga Italia.
Kuptimi i dytë i titullit “Udhëtim drej Evropës” i hap rrugën impenjimit të ardhshëm të dy orkestrave, që do të çojë muzikantët e rinj të performojnë në Bruksel, përpara Parlamentit Europian, për të festuar hyrjen e tyre në Federatën e Orkestrave Rinore Evropiane.
Aktivitetet në program, me rastin e presidencës italiane do të vazhdojnë më 3 korrik, me përurimin e ekspozitës “Kufijtë: gjuhë, hapësirë, objekte, njerëz” pranë Institutit Italian të Kulturës në orën 18.30 me një ekspozitë fotografike të artistes Agnese Purgatorio.
1 korrik, ora 20.00, TKOB
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.