Në zbatim të Udhëzimit Nr.4 datë 29.02.2016 “Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2017-2019” në datën 10.03.2016 ora 12:00 do të zhvillohet takimi konsultativ me shoqërinë civile për të marrë parasysh komentet e tyre në përgatitjen e PBA 2017-2019.
Ky takim organizohet për të prezantuar kërkesat buxhetore të institucionit me përfaqësues të skenës së pavarur artistike. Ftohen përfaqësues të shoqërisë civile, menaxherë të artit,etj në kuadër të përfundimit të Fazës I të PBA 2017-2019.
Takimi do të mbahet në sallën Tefta Tashko Koço pranë Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.
Ju mirëpresim!
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.