"Opera në park", TKOBAP tri net shfaqje në shesh - Ministria e Kulturës
Postuar më: 20/07/2019

“Opera në park”, TKOBAP tri net shfaqje në shesh

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit iu rikthye koncerteve në ambiente të hapura. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës, TKOB organizoi tri koncerte në hapësirën e gjelbër pas Monumentit të Skënderbeut. “Opera në park” u prit mjaft mirë nga publiku, i cili këndoi bashkë me solistin e Ansamblit Popullor, Aranit Hoxha; shijoi këngët më të bukura qytetare, interpreruar nga solistët dhe kori i TKOB në koncertin “Kur perëndon dielli”; por edhe performancën e balerinëve në pjesën “Fado”, nën tingujt e muzikës portugeze dhe koreografi të Daniel Cardoso. Mes publikut nuk munguan edhe turistë të huaj, që u tërhoqën nga muzika shqiptare.