Galeria e Arteve, Ferizaj në bashkëpunim me Institutin Goethe, Komunën e Ferizajt – departamentin për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Qendrën Multimedia organizojnë
FOTODOKS: PAST IS NOW ekspozitë e fotografisë dokumentare
Artistë: Jaka Babnik, Roman Bezjak, Collaboration Project, Jerg Glesher, Zijah Gafiq, Ibro Hasanoviq, Tanja Kernvajs, Borut Krajnc, Sasha Kral, Tom Liht, Ane Morgenshtern, Vladimir Milandinoviq, Merlin Naxh-Torma, Dragan Petroviq, Hrvoje Slovenc, Katja Shtuke e Oliver Ziber, Josip Broz Tito dhe Mihael Veseli
Festivali Fotodoks në Minhen, njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme të fotografis dokumentare bashkëkohore në Gjermani, ia ka kushtuar në vitin 2015 ekspozitën kryesore “Past is now” (e kaluara është tash) hapësirës së ish Jugosllavisë, duke eksploruar kështu gjendjen e tanishme në regjion dhe “potencialin e së kaluarës në të tashmen”.
Në ekspozitë marrin pjesë artistë nga regjioni i ex JU dhe nga vende të tjera të Evropës, të cilët përmes ekspozitë s “Past is now” japin një pamje të proceseve komplekse shoqërore-politike me të cilat ballafaqohen shoqëritë e regjionit të ish Jugosllavisë në këto njëzet vitet e fundit. Ata poashtu shtrojnë pyetje për dhe rreth rolit të fotografisë dokumentare, respektivisht, mënyrës përmes së cilës fotografia bashkëkohore shënon ndryshimet dhe lëvizjet shoqërore, se si pozicionohet dhe si e gjenë shprehjen e vet ndërmjet fakteve dokumentare, nostalgjisë dhe arkivimit.
Në të tanishmen gjithmonë ndjehet edhe e kaluara. Ndonjëherë ajo është model, ndonjëherë ajo lë gjurmë të pashlyera e ndonjëherë ajo ngelet vetëm një kujtim i zbehtë. E tashmja ndonjëherë është edhe thjesht përsëritje apo definicion i ri i të kaluarës. Autorët kan shfrytëzuar arkivat ekzistuese ose kan krijuar arkiva të reja, kan shkruar gjurmëve të historisë, ose kan gjurmuar sterotipet dhe mitet kulturore, jan kthyer në njëzetepesë vjetorin e bashkimit të Gjermanisë ose në njëzet vjetorin e marrveshjës së paqes të Dejtonit…
25 Janar – 10 shkurt, 2016
Programi i ekspozitës:
Vendi: Galeria e Arteve, Ferizaj
25 Janar, 18:00
Hapja zyrtare e ekspozitës
3 Shkurt, ora 11:00
Mënyrat e reja për të reflektuar ndaj realitetit
Diskutim me Zeni Ballazhin, kurator i Galerisë Kombëtare të Arteve
Organizator i ekspozitës në Kosovë
Qendra Multimedia
Goethe-Institut
Në bashkëpunim me
Galerinë e Arteve, Ferizaj
Komunën e Ferizajt, departamentin për Kulturë, Rini dhe Sport
Bashkëpunëtor artistik i ekspozitës në Kosovë:
Zeni Ballazi
fotodoks.de
qendra.org
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.