Qendra Shqiptare Për Shërbime Psikologjike Dhe Psikoterapeutike në bashkëpunim me Fondacionin Kalo do të realizojë projektin Fotografia e 21-të “Përpara pasqyrës nuk ka diagnozë”. Ky projekt që përkon me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor na nxit të shohim gjëra që nuk i shohim normalisht; të shohim veten tonë para pasqyrës, e të kuptojmë paragjykimet dhe stigmën personale si dhe atë të shoqërisë ndaj shëndet mendor. “Fotografia e 21-të” është ekspozita me foto bardh’ e zi të realizuara nga Tedi Misha.
Ekspozita shoqërohet edhe nga disa piktura të realizuara nga individë që kanë jetuar dhe sfiduar problemet e shëndetit mendor ndër vite. Se arti edukon, por edhe shëron.
Ekspozita do të mbahet në Galerinë Kalo dhe do të qëndrojë e hapur nga data 10-19 tetor.
Vendi: Galeria Kalo
Data: 10 tetor 2016
Ora: 19:00
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.