Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtë DokuFest hap konkurs për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e edicionit të 14’të që do të mbahet në Prizren nga 8-16 gusht 2015. Të gjitha pozitat janë të karakterit të përkohshëm për ti përmbushur pozitat teknike dhe administrative. Për të aplikuar dërgoni një email në apliko@dokufest.com duke dërguar një CV dhe letër motivimi të shkurtë, si dhe pozitën për të cilën aplikoni.
Afati i aplikimeve: 10 korrik 2015. Aplikacionet që dërgohen në email adresa tjera dhe pas afatit nuk do të konsiderohen. Vullnetarët e më hershëm do të kenë përparsi në procesin eselektimit.
Departamentet dhe pozitat:
Kinema: Asistent Kinemaje – 7 pozita /1-20 gusht/
Logjistikë: Asistent – 5 pozita /20 korrik – 20 gusht/
Koordinim i vullnetarëve: Asistent – 1 pozitë /20 korrik – 20 gusht/
Projeksionistë – 5 pozita /20 korrik – 20 gusht/
Përkthyes simultan – 1 pozitë /6 – 17 gusht/
Asistentë të Jurisë – 5 pozita /6-18 gusht/
Asistentë për punëtori – 3 pozita /1 – 31 gusht, me opcion vazhdimi për 2 muaj tjerë/
Numri total i pozitave të lira: 27
DokuFest ka hapur edhe thirrjen për vullnetarë për edicionin e 14-të festivalit, i cili do të mbahet më 8-16 gusht në Prizren. Vullnetarët e DokuFest do të ndihmojnë në menaxhimin e kinemave, në qendrën e Press dhe Media, në mikëpritjen e mysafirëve dhe evente, në DokuDaily, DokuKids, DokuShop dhe Doku TV. Aplikacioni është i hapur deri më 15 korrik 2015 ndërsa mund të aplikojnë personat mbi moshën 16 vjeçare.
Për më shumë informata për DokuFest:
‘http://dokufest.com’
https://www.facebook.com/dokufestprizren
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.