QKK, projekte të reja për filmin - Ministria e Kulturës
Postuar më: 17/08/2015

QKK, projekte të reja për filmin

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton gjithë personat e interesuar, kineastët dhe shtëpitë kinematografike se afati i depozitimit të projekteve në sezonin e ri do të jetë:

25 gusht 2015, për projektet e kategorive:

– Projekte për filma të kategorisë Indipendent

– Projekte për filma artistike me metrazh të gjatë- vepër e parë

30 shtator 2015, për projektet e kategorive:

– Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë

– Projekte për filma artistikë me metrazh të shkurtër

– Projekte për filma dokumentarë

– Projekte për filma të animuar

– Projekte për filma me bashkëprodhim në minoroncë (minority co-production).