Saimir Pirgu në Bolshoi Theatre
Tenori me famë ndërkombëtare, Saimir Pirgu vazhdon turin e koncerteve, këtë herë në Bolshoi Theatre, në një bashkëpunim me Orkestrën e Capitole de Toulouse, France.
Saimir Pirgu sapo mbylli koncertin e tij në TKOB, Tiranë, ku prezantoi albumin “Il mio Canto” dhe interpretoi ariet më të famshme të repertorit operistik. Koncerti në kryeqytetin shqiptar ishte pjesë e turneut me të cilin tenori po promovon albumin e tij.
Agjenda e koncerteve të Pirgut përfshin qytete të shumta përfshirë Tokion, Moskën, Vjenën, Berlinin, Parisin e Neë Yorkun. “Il mio Canto” është nxjerrë në treg nga “Opus Arte” dhe ishte prezantuar në fund të muajit janar me rastin e interpretimit të Pirgut në operën “Traviata” në “Royal Opera House” të Londrës.
5 prill 2016
Teatri Bolshoi
Hector Berlioz
Tenor: Saimir PIRGU
Requiem – Grande Messe des morts, Op 5, H 75. ( mesha e madhe e të vdekurve)
Orkestra kombëtare e Capitole de Toulouse, France
Dirigjent Turgan Sokhiev
Kori i Teatrit Bolshoi
Mjeshtër Kori – Valery Borisov
https://www.facebook.com/events/605959649561409/
http://www.bolshoi.ru/en/performances/capitole-de-toulouse/
5 prill 2016, Teatri Bolshoi
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.