Shpallen 5 veprat më të mira të përzgjedhura në kuadër të Konkursit për Kompozitorët e karrierës “Çesk Zadeja”, Edicioni i parë 2022.
+-
Në vijim të konkursit të zhvilluar në kuadër të përkujtimit dhe në nderim të figurës qendrore të fondit muzikor shqiptar, ikonës shqiptare të muzikës, kompozitori Çesk Zadeja, me rastin e 95- vjetorit të lindjes dhe 25- vjetorit të ndarjes nga jeta, Ministria e Kulturës shpall veprat e përzgjedhura të konkursit të krijimtarisë muzikore shqiptare, me autorë të karrierës, bazuar në Vendimin e Komisionit Ndërkombëtar, si dhe Urdhrit të Ministrit të Kulturës me nr. 823 prot, datë 24.11. 2022, mbi “Miratimin dhe njoftimin publik të 5 veprave më të mira të përzgjedhura nga komisioni ndërkombëtar, në kuadër të konkursit për kompozitorët e karrierës “Çesk Zadeja”, Edicioni i parë 2022”.
Komisioni ndërkombëtar, bazuar në cilësitë dhe shprehitë artistike të secilës vepër të paraqitur nga kompozitorët e karrierës, doli me Vendimin se veprat më të mira të përzgjedhura në kuadër të konkursit për “Kompozitorët e karrierës “Çesk Zadeja”, Edicioni i parë, 2022 janë si vijon:
Komisioni ndërkombëtar i përbërë nga:
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.