Galeria Kombëtare e Arteve, me kërkesë dhe mbështetje ligjore nga ana e Ministrisë së Kulturës, organizon Konkursin Kombëtar për realizimin e “Logos së 200 vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jaronim De Rada”
Logoja për 200 vjetorin e lindjes së poetit arbëresh De Rada, do të pasqyrojë këtë ngjarje kushtuar figurës së poetit, publicistit, folkloristit, filologut, mësuesit dhe themeluesit të letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe.
Koha e zhvillimit të konkursit ishte nga data 10 tetor 2014 deri më 30 Tetor 2014.Numri i pjesëmarësve në këtë konkurs ishte 20, nga të cilët 19 ishin artistë, ose student të grafik- dizajnit dhe 1 ishte studio grafike.
Juria u ballafaqua me prurje të larmishme. Si fillim nga 20 punë konkuruese, ne zgjodhëm 5 dhe nga këto të pesta zgjodhëm logon fituese.
Kam kënaqësinë që në emër të jurisë së Konkursit kombëtar për realizimin e Logos së “200 vjetorit të lindjes se poetit arberesh Jeronim De Dada” të shpallë fitues të këtij konkrsi:
Zotin Elsi Kongo, banues në Tiranë.
Në gjykimin tonë punimi i tij artistik, (të cilin po e shihni edhe në videoprojektor), simbolizon dhe përcjell gjurmën e pashlyshme që ka lënë poeti në letrat dhe kulturën shqiptare, duke e përcejllë atë në shekujt e historisë sonë.
Vlera monetare me të cilën vlerësohet ky punim fitues është 180000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) lek.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.