Thirrje e hapur për aplikim në kuadër të programit “Artist in Residencë”, i cili bazohet në “Protokollin e Bashkëpunimit” të nënshkruar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Landi i Salsburgut i Republikës Federale të Austrisë.
Qëllimi i Protokollit
Qëllimi i këtij Protokolli Bashkëpunimi është krijimi i kuadrit të përgjithshëm, në bazë të të cilit palët do të mbështesin shkëmbimin e artistëve, duke mundësuar udhëtimin dhe qëndrimin e një artisti shqiptar në Austri dhe të një artisti austriak në Shqipëri.
Programi “Artist in Rezidencë”, mirëpret artistin shqiptar në vitin e dytë të këtij bashkëpunimi të institucionalizuar, që do të synojë krijimin e hapësirave bashkëvepruese midis artistëve e rinj, në fushën e arteve pamore, si dhe shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme mes vendeve respektive. Artisti i përzgjedhur do të marrë pjesë në programin “Artist in Rezidence” në Landin e Salsburgut, për një periudhë kohore 1 mujore, në muajin mars 2016.
Synimi i Programit “Artist in Rezidence”:
Synimi kryesor i këtij programi është që artistëve nga të dy shtetet t’u jepet mundësia të njihen me sferën artistike dhe kulturore të shtetit tjetër, t’i krahasojnë veprat e tyre me ato të artistëve të tjerë, ose t’i krijojnë së bashku ato, duke zgjeruar kështu karrierën e tyre artistike.
Pala Austriake ka tashmë gati vendin e akomodimit dhe studion e punës për artistin shqiptar në të ashtuquajturën “Banesa e Artistëve në Salzburg”, ndërsa Ministria e Kulturës merr përsipër mbulimin e kostove të qëndrimit të artistit shqiptar në Salsburg si dhe shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar. Gjatë kohës së rezidencës, përvec vendosjes së kontakteve profesionale, artisti do të ketë mundësi të hapë një ekspozitë në fund të rezidencës së tij.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të Konkursit:
Shpallja e Konkursit bëhet më datë 26/01/2016
Data e fundit e aplikimeve 6/02/2016
Juria do të mblidhet me datat 8-9.02.2016
Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 10/02/2016.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Ministria e Kulturës.
Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:
Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë të rinj në fushën e arteve pamore nga mosha 25 – 40 vjeç
Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të aplikojë online në adresat zyrtare të Ministrisë së Kulturës: projekte@kultura.gov.al; alfred.nini@kultura.gov.al;
Artisti do të marr një e-mail konfirmimi për aplikimin e pranuar të tij. Mungesa e një, ose më shumë dokumentave të kërkuar më sipër, nuk ju kualifikon në konkurs.
Organizimi i Konkursit:
Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve do të realizojnë të gjithë procesin e realizimit të konkursit për përzgjedhjen e Artistit të Rezidencës në Austri.
Juria:
Juria e Konkursit do të përbëhet nga ekspertë të fushës së artit dhe e kulturës.
Vendimi i Jurisë është publik dhe i formës së prerë.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.