Në Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, vjen aktiviteti i përvitshëm artistik “Simfonia e Jetës” kushtuar rëndësisë dhe promovimit të figurës së gruas në shoqëri.
Edicioni i 7-të i këtij programi është konceptuar si një koncert gala që i bashkohet projektit “Unë jam shpresë” të ndërmarrë nga Qendra Kulturore Horizontet e Reja.
Synimi i tij është bashkimi i individeve dhe artisteve ne nismat kundra dhunes si dhe sigurimi i ndihmës financiare dhe materiale për mundësimin e kushteve të jetesës për gratë e dhunuara dhe fëmijët e tyre që ndodhen nën kujdesin e Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës.
1 Mars, Ora 6:30, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Hyrja kushton 500 Lekë.
Të interesuarit mund të kontaktojnë Mikaela Musta: +355 67 388 36 48
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.