Në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin e Bashkimit Evropian “Evropa Krijuese” dhe thirrjes për projekt propozime në fushën e “Përkthimeve Letrare” me afat aplikimi datën 27 Prill 2016, Ministria e Kulturës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në një takim informues dhe konsultues.
Prioritetet e kësaj thirrje janë:
• Promovimi i përkthimit të letërsisë evropiane;
• Inkurajimi i përkthimeve nga gjuhet më pak të përdorura në gjuhën angleze, gjermane, franceze dhe spanjolle;
• Inkurajimi i përkthimeve të zhanreve më pak të përfaqësuara si vepra letrare për publikun e ri (fëmijë, adoleshente dhe të rinj); novela grafike; poezi, libra vizatimore; histori të shkurtra;
• Inkurajimi i përdorimit të teknologjive dixhitale për shpërndarjen dhe promovimin e veprave letrare;
• Inkurajimi i përkthimeve dhe promovimi i veprave që kanë fituar Çmimin Europian të Letërsisë;
• Forcimi i profilit të përkthyesve.
Aplikuesit potencialë mund të jenë botues ose shtëpi botuese, të cilat kanë të paktën një aktivitet dyvjeçar deri në datën e aplikimit. Individët nuk mund të aplikojnë. Maksimumi i grantit për këtë thirrje është 100.000 Euro, nga të cilat deri në 50% do të financohen nga Programi.
Klikoni, ju lutem, ndërkohë në faqen zyrtare të programit për të lexuar guidën e aplikimit dhe formularët e nevojshëm:
https://eacea.ec.europa.eu/creative-europe/funding/support-literary-translation-projects-2016_en
Programi i takimi është si vijon:
09.15 – 09.30 Regjistrimi i pjesëmarrësve
09.30 – 10.00 Prezantim i shkurtër i qëllimit të Sesionit të Informimit
Prezantim i projektit “Asistenca Teknike për Programet e Bashkimit Evropian”
Prezantim i shkurtër i Programit Evropa Krijuese si dhe i zyrave Creative Europe Culture Desk pranë Ministrisë së Kulturës.
10.00 – 11.00
Prezantimi i thirrjeve për propozime të shpallura nga programi Kultura i Evropës Krijuese.
11:00 – 11 :15 Pushim Kafeje
11.15 – 13.00 Vazhdim – Prezantimi i thirrjeve për propozime të shpallura nga programi Kultura i Evropës Krijuese.
13.00 –14.00Drekë e thjeshtë për pjesëmarrësit
14.00 -15.30 Shpjegimi i procedurave të aplikimit për nën programin Kultura të Evropës Krijuese.
15 : 30 – 16 : 00 Shembuj konkretë projektesh. (histori suksesi) si dhe si mund të realizojmë një partneritet në rastin kur thirrja kërkon pjesëmarrjen e të paktën tre partnerëve në projekt.
16 : 00 –16 : 30 Pyetje dhe Përgjigje
Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin, Ju mirepresim!
Datë 1 Prill 2016; Hotel THERANDA. Rr. Andon Zako Cajupi Vila nr 6 dhe 7. Tiranë
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.