Ministria e Kulturës, më 17 nëntor shpalli thirrjen për Projekt-Propozime, 2015 në Art&Kulturë, e cila u mbyll në datë 9 janar 2015. Kolegjiumi i Ministrisë së Kulturës mori në shqyrtim rreth 300 projekt-propozime në Art&kulturë, nga të cilat përzgjodhi 82 projekte fituese. Në këtë thirrje për vitin 2015 është parë një interes në rritje i aplikantëve me propozime, ide dhe projekte të subjekteve, organizatave, apo shoqatave kulturore.
Kolegjiumi , i konsultuar me ekspertë të vlerësimit të politikave dhe strategjisë kulturore, vlerësoi fituese projekt-propozimet që përputhen me kriteret e shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen për projekt-propozime, projektet që shprehin: Ide novatore, qëndrueshmëri dhe vazhdimësi, garantojnë cilësi dhe profesionalizëm në realizim, mundësi për rritjen profesionale të artistit, sjellin zhvillim dhe gjallërim të skenës artistike e kulturore në Shqipëri, dëshmojnë respektimin e të drejtës së autorit –veçojmë edukimin përmes artit dhe kulturës, krijimtarinë artistike dhe përkrahjen e të rinjve – duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre, rritjen e audiencave, shtrirjen gjeografike dhe kohore, si dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera.
Projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme nga Ministria e Kulturës.
Njoftojmë se subjektet, projektet e të cilëve janë përzgjedhur për mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, do të kontaktohen brenda 10 ditëve për të vazhduar me hapat e mëtejshëm.
Lista e plotë e projekteve të përzgjedhura, në rend alfabetik, është si më poshtë vijon:
TITULLI I PROJEKTIT | GJINIA/FORMA E SHPREHJES | SUBJEKTI |
4x4x4m2 (Kufizimi si liri) | Teatër/ Dramaturgji/Shfaqje alternative | Stefan Çapaliku |
“Albamono” | Teatër/Festival ndërkombëtar i monodramës | Dhimitër Orgocka |
Albania Dance Meeting Festival | Kërcim/ Festival ndërkombëtar i dancit kontemporan | Shoqata “Durrës Beauty” |
“Arritën……ilirët” | Teatër/Laborator eksperimental | Genti Bejko / Albartist |
“Art House” | Art/Krijimtari/Edukim/Arti si eksperiencë dhe kërkim gjuhësor | Adrian Paci |
Artkontakt festival | Art pamor/Festival artit bashkëkohor | Art kontakt |
Bunkerët e Shqipërisë | Botim/Kërkim/Hulumtim | Qendra Art Kulturë Integrim |
Kritika dhe publicistika reaksionare | Botim/Kritikë | Agron Gjekmarkaj |
Çmimet Kult | Çmime /Art&kulturë | Akademia Kult |
Dea Open Air | Film/Festival ndërkombëtar | Multimedia Studio |
Different Trains Festival | Muzikë/Festival i muzikës së dhomës | Different Trains |
“Dikush që do të kujdeset për mua” Franc Mc Guinnes | Teatër/Laborator eksperimental | Esmeralda Stafa |
“Dita zë fill” | Film/Prodhim artistik, film me metrazh të gjatë | Gentian Koçi |
Doku TIFF | Film/ Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar | Albanian Art Institute |
“Edhe unë mundem” | Edukim/ Laborator teatror/Riaftësim me fëmijë me aftësi të kufizuara | Emiljano Palali |
Europa Kreative dhe industria audiovizuale, një input i ripër Shqipërinë | Zgjerim audiencash/Zhvillim aftësive artistiko-kulturore/Zhvillim i industrisë audio-vizuale | Instituti Adriapol |
Ekspozitë me riprodhime të artefakteve të muzeut të Durrësit për persona me aftësi të veçanta shqisore (të verbër) |
Art figurativ/Riaftësim/Ekspozitë | New Politics |
Festival ndërkombëtar i akuarelit | Arte pamore/Festival/Zhvillim audiencash | Shoqata kulturore Vizart |
“AniFest ROZAFA 2014” Shkodër | Filmi animuar/Edukim | Shoqata Anifest |
“Flauti magjik” | Muzikë/Festival/Zhvillim audiencash me shkollat e mesme | Klarineristët shqiptarë dhe improvizimi muzikor |
“Butrint 2000” | Teatër/ Festivali 13-të ndërkombëtar i teatrit | Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar, Tiranë |
Festivali i 53-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë Shkodër 2015 | Muzikë/Festival për fëmijë | Shoqata Shpirti Artistik i Shkodrës |
Art- Im- Pulse | Film/Festivali i filmit ballkanik dhe artit kulinar | Art- Im- Pulse |
Familja Durrazzo | Dokumentar/ Histori | Matilda Terpollari |
Festivali i letërsisësë re ballkanike | Letërsi/Autorë të rinj/Debat ballkanik | Shtëpia botuese “Saras” |
Festivali i veprave të ndaluara | Edukim/Memoria kulturore tek të rinjtë | Qendra URA |
Festivali Multikulturor | Art&Kulturë&Trashëgimi | Njerëz dhe Ide |
Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut në Shqipëri | Filmi/Edukim me konceptet e të drejtave të njeriut/ Art vizual | OraFilm Marubi |
Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë II | Letërsi/Debat/Lexime | Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë- Jonila Godole |
Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” | Arti lirik operistik | Shoqata “Kulturë – Media – Art” |
Giffoni Shqipëria Film Festival | Festival | Mediavision |
“Gjashtë personazhe kërkojnë autor” | Teatër/Laborator eksperimental | Teatri Shëtitës |
“Historia e Çamërisë së Epirit” | Studim/Histori | Kristo Frashëri |
“Historia e Penelopës” | Teatër/shfaqje | Taulanda Jupi |
Informal Mind, edicioni 2 | Art kontemporan/Muzikë/Art vizual | M.A.M |
International festival “Jazz in Albania” | Muzikë jazz/Festival | Shoqata “Syri blu” |
Javët e dizajnit në Tiranë 2015 | Art pamor | Universiteti Polis |
Kaba 2.0 festival | Muzikë,branding Albania | Rek Remont Kapital |
Kadare: bibliografi – vëllimi II | Letërsi/Bibliografi | Lili Sula, Jorina Kryeziu |
Karnavalet e Shkodrës 2015 | Arti i rrugës/ Traditë | Venice Art |
Këngë e nënës | Muzikë/Koncert recital | Kastriot Tusha |
Klasat Kreative | Edukim artistik/ Zhvillim audiencash | Qendra Revision |
Klubi i kritikës shqip | Kritikë | Fondacioni Mapo |
Koloni e teatrit alternativ | Teatri alternativ, zgjerimi i veprimit | Shoqata Europiane e Teatrit Bashkëkohor Shqiptar A.T.K |
Koncert premierë i kuintetit të Universitetit të Arteve me vepra që luhen për herë të parë në Shqipëri | Muzikë/Koncert | Vojsava Manaj |
Koncert Simfonik Pianistik me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar | Muzikë klasike/Koncert simfonik | Redi Llupa |
Koncerte muzike dhome nën moton “Wunderkind – fëmija gjeni” | Muzikë dhome/Koncerte | Endri Nini |
“Kostandin”, bazuar në romanin e njohur “Kush e solli Doruntinën” nga Ismail Kadare | Teatër/Shfaqje artistike | Laert Vasili |
Kulinaria është art | Dokumentar/Traditë | Ahmet Dursun dhe Rajmonda Nelku |
Letërsia shqipe e diasporës, 1944 – 1990 (Historiografi V. I, Antologji V.II) | Letërsi/Historiografi | Leka Ndoja |
“Mall për vendlindjen” | Muzikë/Koncert recital | Justina Aliaj |
Mbështetje për seksionin art dhe kulturë të revistës “Europa” | Revistë/Botime | Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare |
Mjeshtra të pikturës shqiptare – fillimi i viteve 1900 | Botim/Katalog arti | Xhoan Guga |
“Muza rome 2” | Muzikë/Trashëgimi/Traditë | Integrimi i romëve të veriut |
“Muzeu i memories” | Muze virtual/Arti ndaluar | Instituti Shqiptar i Studimeve Politike |
Netët e muzikës klasike | Muzikë klasike/Biennale | Haig Zacharian, Florian Vlashi |
“Oda e hapur” | Letërsi/ Televizion | Mimoza Hysa |
“Orët” | Krijimtari / Operetë | Fondacioni Pelod |
Organizimi i festivalit letrar për të rinj “Tiranë 2015” (Edicioni I) | Letërsi/Festival | “Toena” |
Panairi i XVIII i librit “Tirana 2015” | Letërsi/Botime/Promovime | Shoqata e botuesve shqiptarë |
“Pianodrom” | Muzikë/Festival ndërkombëtar pianistik | Aelfio |
Pesë këngët e Shekspirit | Teatër/Shfaqje alternative | Demaj/ Nikolla |
Poeteka | Letërsi/Festival/Botime/Rezidencë/Revistë | Shoqata Poeteka |
Polifonia e Feltartit në telajo | Art pamor/Traditë | Mimi Memiaj |
Postromanticizmi në literaturën e kontrabasit dhe vlerat interpretative | Muzikë/Koncert recital | Dritan Gani |
Prof. Francesco Altimari: Arbëreshët: Një urë në / për kulturën kombetare” | Letërsi/Studim | Shtëpia botuese dhe studio letrare Naimi |
Festivali i librit dhe i arteve (Pranverë 2015) | Art&Kulturë&Letërsi | Shoqëria e librit shqip |
Revista “JugART” | Revistë/Botime | Blerim Kore |
Revista kulturore “Symbol” | Revistë/Botime | Orjela Stafasani |
Revolta e Spaçit | Letërsi/Botim | Bedri Blloshmi |
Rritje kapacitetesh për “Unlimited” | Organizata artit gjithpërfshirës. Rritje kapacitetesh/ Shkrim projektesh/ Ekspertiza EU | Fondacioni “Rruga me pisha” |
Rroku në shkollë | Edukim /Muzikë bashkëkohore/ Audienca të reja | Eduard Dashi |
Sabat 2015, “Punëtori mbi mjeshtërinë e shkrimit në prozë dhe poezi” | Letërsi/Edukim | Luljeta Leshanaku |
“Shqiptarët” | Gazetari/ Publicistikë/ Antropologji kulturore | Ben Andoni |
Simfonia nr.1, “Shfaqu Zot!”, për bariton, kor dhe orkestër simfonike me katër kohë | Muzikë simfonike/Krijimtari | David Tukiçi |
Street Art Albania | Arti i rrugës | Artsmedia |
“Teatralitura” | Botim/ Arti skenik | Romeo Kodra |
Teatri në edukim, “Imagjinatë e rrugëtim” | Edukim/ Teatri në edukim | Qendra e Hulumtimit Progresiv |
TullaTv | Media kulturore online | Qendra KulturoreTulla |
Turneu veror i talenteve të reja | Turneu veror i talenteve të reja | Fondacioni Dritan Hoxha |
Vox Baroque | Festivali i Muzikës së Vjetër | Qendra Vox Baroque |
Zëri i një kitare të thyer | Muzikë/Riaftësim/Sensibilizim | Volart Production |
Shënim i datës 30.12.2015
Njoftojmë se subjektet e mëposhtme, projektet e të cilëve u përzgjodhën fitues për mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës nuk shfrytëzuan fondet e thirrjes për projekte në Art&Kulturë për vitin 2015.
1-4x4x4m2 (Kufizimi si liri)- Stefan Ҫapaliku
2-“Arritën……ilirët”- Gent Bejko
3-Europa Kreative dhe industria audiovizuale, një input i ri për Shqipërinë- Instituti Adriapol
4-Festivali i letërsisë së re ballkanike- Shtëpia Botuese “Saras”
5-Festivali i veprave të ndaluara- Qendra Ura
6-“Historia e Penelopës”- Taulanda Jupi
7-Kaba 2.0 festival- Rek Remont Kapital
8-“Orët”- Fondacioni Pelod
9-“Oda e hapur”- Mimoza Hysa
10-Rritje kapacitetesh për “Unlimited”- Fondacioni “Rruga me pisha”
11-TullaTV ( Media kulturore online)- Qendra Kulturore Tulla
12-Rroku në shkollë- Eduard Dashi
13-Mbështetje për seksionin art dhe kulturë të revistës “Europa”-Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëta
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.