Thirrje për Projekte: Pavijoni Shqiptar në Bienalen e Venecias, 2023
Ekspozita Ndërkombëtare e Arkitekturës, Bienale e Venecias 2023, edicioni 18-të
Thirrje për Projekte:
Pavijoni Shqiptar
në Bienalen Ndërkombëtare Venecias, 2023
Në kuadrin e Bienales së ardhshme Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të pavijonit Shqiptar, shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës që do të jetë e hapur për publikun më 22 maj – 26 nëntor 2023, me temë:
“The laboratory of the future”
Tema e kësaj Bienaleje “The laboratory of the future” është përzgjedhur nga Kuratorja e edicionit të 18-të Lesley Lokko, e cila e ka motivuar zgjedhjen e saj si vijon:
“Teknologjitë e reja shfaqen dhe zhduken vazhdimisht duke na dhënë pamje të pafiltruara të jetës në pjesë të globit që ndoshta nuk do t’i vizitojmë kurrë, aq më pak do t’i kuptojmë. Por, të shohësh afër dhe larg në të njëjtën kohë, është gjithashtu, siç e kanë thënë Du Bois dhe Fanon, një formë e “vetëdijes së dyfishtë”, konflikti i brendshëm i të gjitha grupeve tË varura apo të kolonizuara, që përshkruan pjesën më të madhe të botës, jo vetëm “atje” në të ashtuquajturat botë në zhvillim, të treta dhe arabe, por edhe “këtu”, në metropolet dhe peizazhet e veriut global. Në Evropë flitet për pakicat dhe diversitetin, por e vërteta është se pakicat perëndimore janë shumica globale, diversiteti është norma jonë.
Ka një vend në këtë planet ku të gjitha këto çështje të drejtësisë, racës, shpresës dhe frikës bashkohen dhe ndërthuren (shkrihen). Afrikë. Antropologjikisht ne jemi të gjithë afrikanë. Dhe ajo që ndodh në Afrikë, na ndodh të gjithëve.”
Për më shumë informacion mbi tematikën, vizitoni faqen e Bienales së Venecias 2023, www.labiennale.org.
Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.
Ky edicion i Bienale do të kërkojë të konfirmojë ndër të tjera idenë se pikërisht në sajë të veçantisë materiale, hapësinore dhe kulturore të saj, arkitektura frymëzon mënyrat e ndryshme të të jetuarit sot. Në këtë mënyrë pjesëmarrësit e edicionit të 18-tw duhet të nxjerrin në pah ato aspekte të temës kryesore që në thelb janë arkitekturë.
PROFILI I KANDIDATËVE
KANDIDATI DUHET TË JETË I AFTË:
Ministria e Kulturës inkurajon të gjithë kandidatët të bashkëpunojnë me kuratorë vendas dhe/ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrje në evente të ngjashme.
PËRZGJEDHJA DO TË KALOJË NËPËR DY FAZA:
Faza I: është faza e përzgjedhjes së projekt-ideve më të mira. Kjo fazë është e hapur deri më 18 dhjetor 2022 ora 24.00.
Shpallja e fituesve të Fazës I: Juria do të bëjë përzgjedhjen e 3 projekt-ideve më të mira, që do të kualifikohen për në fazën e dytë të konkursit, brenda datës 23 dhjetor 2022.
Faza II: është faza e paraqitjes së projekteve të plota të pavionit shqiptar në Bienale mbi projekt-idetë e kualifikuar në fazën e parë. Këto projekte duhet të paraqiten deri me datë 11 janar 2023 ora 24.00. Juria do të shpallë kërkesat mbi paraqitjen e projektit të plotë menjëherë pas shpalljes së fituesve të fazës së parë.
Shpallja e fituesit: Projekti dhe ekipi fitues do të shpallet brenda datës 16 janar 2023.
PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Projekt-idetë dhe projektet e plota do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare me 5 anëtarë. Vlerësimi i Jurisë do të bazohet në kriteret e mëposhtme:
DOSJA E KANDIDIMIT PËR FAZËN I:
Dosja e kandidatit duhet të përmbajë:
Kandidatët janë të lirë të zgjedhin format dhe mjetet për paraqitjen e idesë së tyre. Ata ftohen të respektojnë udhëzimet e përcaktuara nga Kuratori i Bienales së 18-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia që i gjeni në faqen e Bienales së Venecias 2023, www.labiennale.org.
TË DHËNA TEKNIKE PËR PAVIJONIN SHQIPTAR:
Pavijoni shqiptar do të vendoset në Arsenale. Planimetria, prerja dhe foto e pavijonit gjenden KËTU.
Planimetria në DWG gjendet KËTU.
Dorëzimi i dosjes:
Dosja duhet :
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.