Mbahet në Tiranë, për herë të parë “VIZart International Watercolor Bienale 2015” , Bienalja e parë ndërkombëtare e Akuarelit.
Është e para Bienale akuareli që mbahet në Shqipëri . Ideja e organizatorëve (Shoqata VIZart) ishte që të kthenin dhe njëherë vëmendjen tek ky zhaner thuajse në zhdukje në Shqipëri, është që në të ardhmen të krijojmë disa piaca të akaurelit, inekzistente në Shqipëri , teksa në Evropë e botë kanë mbi 100 vjet që gjallërojnë . Workshopet e akuarelit janë të njohura në mbarë botën per kontributin që japin në sensibilizimin e të gjithë brezave të cilat e kanë më të lehtë përfshirjen në artin pikturik.
Krijimi i një komunikimi të përbashkët , shkëmbimi i eksperiencave , do ti jape një shtysë pozitive akuarelit në Shqipëri.
Falë anëtarësimit në IWS – Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelistëve, shoqata VIZart në këtë fund nëntori do sjellë në Shqipëri artin e mbi 165 artistëve nga më shumë se 50 vende të botës . Të gjithë flasin dhe sjellin kultura të ndryshme, është thjesht arti, akuareli dhe Shqipëria që po i bashkon.
Shumë artistë vijnë nga vende të largta, si Gana, Maruitis, Indonezi, Filipine, Japoni , China, Indi, Ecuador e Peru , Singapor, Siri, Iran, e pa përmenduar vendet e Evropës e Ballkanit, vende që e njihnin pak Shqipërinë, por pranuan të vijnë falë një këmbngulje disa mujore të ekipit të VIZart.
Këta artistë do të vijnë dhe të prezantohen gjithë së bashku në nëntor, duke kthyer vëmendjen nga Shqipëria, duke njohur mikpritjen, bukurinë, ngjyrat e këtej vendi.
Krahas artistëve të huaj, dhe mbarëshqiptare, organizatorët do të krijojnë dhe një kënd-“Nostalgji” për ata artistë, që me modesti lanë prekjen e tyre në artin Shqiptar , këndi ” Nostalgji” do të jetë mirënjohje për ta.
Veprat e artistëve shqiptarë do lidhen bukur me veprat e mjeshtrave nga e gjithë bota, kulturat tona do lidhen në një të tërë, ashtu siç një botë ideale duhet të ishte, pa ndarje gjuhësore e kufinj.
Gjatë ditëve të Bienales do të zhvillohen performance live dhe worshope, ku artistët që do të vijnë në Shqipëri do komunikojnë me nxënësit dhe publikun artdashës, gjithashtu do të ketë edhe ekspozita në rrugët e Tiranës që do të plotësohen me ngjyrat e akuarelit, duke bërë edhe më atraktiv kryeqytetin këtë fund nëntori.
Kjo Bienale mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë.
21-25 nëntor 2015, MHK dhe Pallati i Kongreseve
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.