“Mbrëmje Gala” ideuar dhe realizuar për një natë të ngrohtë dimri, me arie nga kompozitorët e njohur, Verdi, Puccini, Mozart, Beethoven, Bellini, etj, interpretuar nga këngëtarët lirikë të skenës sonë dhe të ftuar me karrierë të suksesshme në skenat evropiane.
Yjet e Operas :Frano Lufi, Linda Kazani, Eva Golemi, Mirjam Tole, Oriana Kurteshi, Alketa Çela, Besa Llugiqi do të shoqërohen nga Kori i TKOB-së, të cilët do të interpretojnë disa nga koralet emocionuese për publikun, nga Opera “Nabucco”, “Arredi Festivi”, etj. Mbrëmja do të shoqërohet nga orkestra e TKOB-sënë bagetën e dirigjentit Noorman Ëidjaja, i cili ngjitet për herë të dytë në skenën shqiptare, në këtë bashkëpunim të rëndësishëm.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.