Në fshatin Prell të Matit, gjatë punimeve për ndërtimin e një HEC-i, u zbuluan eshtra dhe qeramika që i përkasin periudhës romake (Shek. lV-Vl pas l.k). Arkeologët e ASHA-s , pas ekspertizës së bërë vërtetuar vendndodhjen e një muri fortifikues që i përkiste po të njëjtës periudhë. Ata vërtetuan se kjo zonë ka potencial të madh arkeologjik dhe ky studim shumë shpejt do të paraqitet në Këshillitn Kombëtar të Arkeologjisë.
Sektori i Kulturës Kombëtare Dibër, me ndihmën e DRKK- Shkodër, është duke ndjekur me kujdes çdo gërmim të ri në zonën e Dibrës, për evidentimin e zbulimeve arkeologjike, të cilat janë asete me vlera të jashtëzakonshme për qarkun Dibër.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.