“Teatri vazhdon” ky është slogani i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, në të cilin do të marrin pjesë 20 trupa nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga skena e pavarur, me shfaqjet e tyre më të mira. Nga 23 Shkurti çdo ditë në orën 19:00, ‘teatri vjen në shtëpinë tuaj’ nëpërmjet një dritare virtuale, livestream në facebookun e Teatrit Kombëtar dhe në facebookun e teatrove pjesëmarrëse.
“Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online”, organizohet nga Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, sponsorit gjeneral Raiffesien Bank dhe Bashkisë Tiranë.
Festivali do të jetë në formë konkurimi dhe çmimet do të ndahen nga vetë artistët. Natën e fundit të festivalit do të shpërndahen çmimet e mëposhtme:
1- Shfaqja më e mirë – mundësuar nga Raiffesen Bank
2-Regjia më e mirë – mundësuar nga Bashkia Tiranë
3-Aktori protagonist më i mirë – mundësuar nga Ministria e Kulturës
4-Aktorja protagoniste më e mirë – mundësuar nga Ministria e Kulturës
5-Aktori joprotagonist më i mirë – mundësuar nga Ministria e Kulturës
6-Aktorja joprotagoniste më e mirë – mundësuar nga Ministria e Kulturës
7-Aktori/Aktorja e re më e mirë – mundësuar nga Bashkia Tiranë
8-Çmimi i karrierës – mundësuar nga Ministria e Kulturës
9- Çmimi i publikut – mundësuar nga Teatri Kombëtar
Kalendari
Festivali Mbarëkombëtar i teatrit Online
Shkurt-Mars 2021
DT.25 Shkurt ora 19:00
DT.26 Shkurt ora 19:00
DT.27 Shkurt ora 19:00
DT.28 Shkurt ora 19:00
Dt. 1 Mars ora 19:00
Dt. 2 Mars ora 19:00
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.